ILLYRIA sh.a. - Kompania e Sigurimeve

Këshilltar/e i/e Shitjes

	 	 

Kompania e sigurimeve ILLYRIA sh.a është një ndër organizatat më të suksesshme në Kosovë, vazhdimisht në rritje. Suksesin e kemi arritur me anë të profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore.

Fillimi i një karriere të re mund të jetë një nga momentet më emocionuese në jetën tuaj. Një “Këshilltar i Shitjes ” ne KS Illyria do të ju ofrojë përvojë të punës shumë të vlefshme. Ju mund të zhvilloni aftësitë tuaja në biznes përmes trajnimit dhe përvojave me klientët.

Si “Këshilltar i Shitjes” në KS Illyria sh.a do të punoni me kolegë me përvojë shumë vjeçare dhe do të trajnoheni për t’u bërë lider në profesionin tuaj.

Përmes kësaj mundësie unike, ju do të njiheni me operacionet e KS Illyria sh.a, shërbimet ndaj klientit dhe kulturën organizative të korporatës.

Përveç fitimit të një page, kjo përvojë do të kontribuojë në zhvillimin tuaj profesional, do të rrisë mundësitë tuaja duke vendosur kontakte profesionale që ju mbështesin të merrni vendime në lidhje me karrierën tuaj.

Edukimi i kërkuar:

  • Perparesi: Diploma universitare ne Fakultetin Ekonomik /Marketingut

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë!

Vendi i punës: Prishtinë

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën elektronike: punesimi@illyriainsurance.com

Afati i fundit për aplikim është data 15 Tetor 2021.

Shikime 3633
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC