SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Furnizim me material elektrik dhe punë riparuese në orën kryesore të rrymës

	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton te gjitha kompanitë e specializuara për: Furnizim me material elektrik dhe punë riparuese në orën kryesore të rrymës në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë sipas specifikacionit në vijim:

Të vendoset dollapi kryesor për kontaktor 80/60

  • Kontaktorë 250A- 2 copë
  • PF 25 mm. kabllo – 20 metra GKRC diferenciale për fazë
  • Materiale tjera përcjellëse sipas nevojës (bulona, tipllla, lidhëse, shirit ngjitës (Izolir) etj)

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI,
  • Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjithë materialet përcjellëse bashkë me punë të dorës
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • E gjithë puna duhet të përfundojë brenda afatit kohorë prej 1 jave që nga dita e nënshkrimit të kontratës.
  • Oferta duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Pas plotësimit të specifikacionit, çmimi më i lirë

Kompanitë e interesuara janë të mirëseardhur të vizitojnë paraprakisht lokacionin, para se t‘a dërgojnë ofertën. Vizitën mund ta bëni cdo ditë pune prej orës 9:00-12:00 deri me datë:

01.10.2021. Për vizitë ju lutem lajmërohuni paraprakisht në këtë numër telefoni: 044/ 701-415 ose 038/ 516- 977.

Ofertat mund t‘i dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën 04.10.2021

 

A loving home for every child

Shikime 352
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC