ACN - Shtëpia e Efiçiencës

Shitës/e Ambulantiv/e (5), Depoist - Ndihmës Depoist (3), Shitës/e në Showroom (4)

	 	 

ACN - Shtëpia e së Ardhmës

Kompania ACN NTP, me seli ne Fushë Kosovë, e specializuar në shitje dhe instalim të paisjeve për klimatizim-ventilim dhe ndriçim, përfaqsues ekskluzivpër brendet MIDEA dhe V-TAC , kërkon:

  • Shites Ambulantiv  - 5 Vende te lira
  • Depoist - Ndihmes Depoisti  - 3 Vende te lira
  • Shitëse në Showroom - 4 Vende te lira

Pozita :     

  • Shites Ambulantiv

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si Agjent Tregtar
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza ditore menaxhmentit të lartë
  • Të asistoj kolegët në punë ( showroom )
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes

Kualifikimet:

  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Njohuria e gjuhës Angleze apo Serbo-Kroate është perparësi,
  • Përvojë pune së paku një vit në shitje,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Mosha : 20 deri 35 vjet
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibilitet

 


Pozita :

  • Depoist - Ndihmes Depoisti

Përgjegjësitë kryesore:

  • Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo
  • Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo
  • Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët
  • Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate
  • Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt

    Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Diplomë e shkollës fillore, preferohet shkolla e mesme
  • Njohuri të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes
  • Shkathtësi numerike, Shkathtësi komunikuese, energjik, pro aktiv
  • Leja e vozitjes: kategoria B, C1 - preferohet
  • Aftësi fizike, të jetë i fuqishëm
  • Shkathtësi të punës në grup
  • I kujdesshëm ndaj detajeve

Shitës/e në Showroom 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për mikpritjen e klientëve;
  • Ti mësoj produketet në mënyrë që ti prezantojë sa më mirë;
  • Asiston klientët në kërkesat e tyre për porosi;
  • Prezanton ofertat aktuale tek blerësi;
  • Negocion çmimet dhe kushtet si dhe përgatit marrëveshjet e shitjes;
  • Bashkëpunon me kolegët në sektorin e prodhimit;
  • Mban të përditësuar katallogun e produkteve në rrjetet sociale;
  • Mirëmban bazë e të dhënave të klientit dhe furnitorëve për qëllime përcjellëse.
  • Njohurite dhe Shkathtësitë:
    • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
    • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word) njohja e progarameve të Dizajn Grafikut do të jetë përparësi;
    • Të njoh gjuhën Angleze njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
    • Të ketë aftësi të avancuara në komunikim;
    • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
    • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
    • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV me Foto dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: gj@acn-ks.com, si dhete ceket pozita e aplikimit.
Në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët të cilet plotesojn kushtet e zgjedhur nga Komisioni për pranim ,
Ju mirëpresim “ ACN “

Shikime 2645
Kategoria Shitje
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC