Lumbardhi Foundation

Koordinator/e Programi, Koordinator/e Hulumtimi

	 	 

Pozita Koordinator/e Programi

Fondacioni Lumbardhi shpallë konkurs për Koordinator/e Programi

Afati i fundit për aplikim: 4 Tetor, e Hane ne oren 12:00

Koordinatori/ja i/e Programit tek Fondacioni Lumbardhi i ka këto përgjegjësi specifike:

  • Përkujdeset për përgatitjen dhe realizimin e programit publik të Fondacionit Lumbardhi dhe të palëve të treta;
  • Merr pjesë në mbledhje të departamentit të programit dhe hulumtimit;
  • Kontribon në zhvillimin e projekteve dhe të planit programor;
  • Planifikon dhe ndërmjetëson shfrytëzimin efektiv të buxhetit programor;
  • Mbikqyrë dhe ndërmjetëson komunikimin mes Fondacionit dhe bashkëpunëtorëve e pjesëmarrësve të programeve;
  • Adreson kërkesat e palëve të treta për bashkëpunim programor apo shfrytëzim të hapësirës;
  • Koordinon ekipin operativ dhe atë të vullnetarëve në implementim të aktiviteteve;
  • Bashkëpunon me ekipin e komunikimit për përpilimin e materialeve promovuese dhe të ftesave të programeve;
  • Përpilon raporte periodike dhe specifika për nevojë të raportimit të projekteve apo të raportimeve të brendshme;
  • Kryen aktivitete të tjera të nevojshme për realizimin e programeve publike të Fondacionit Lumbardhi në Prizren.

Aplikantët pritet të kenë përvojë relevante pune të nivelit të institucioneve kulturore, organizatave joqeveritare apo institucione akademike si dhe njohuri bazike të mjedisit kulturor dhe joqeveritar në Kosovë. Aplikantët preferohet të jenë të trajnuar në menaxhim të artit dhe kulturës, edukimit, komunikimit apo shkencave organizative. Ata/ato pritet të kenë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze.

Puna është me orar të plotë me bazë në Prizren dhe fillon në muajin tetor. Aplikimet pranohen deri me 4 Tetor 2021, përmes info@lumbardhi.org. Në aplikim duhet të bashkangjitet një CV, një letër motivimi (deri në 400 fjalë) dhe të ofrohen dy persona kontakues për referenca lidhur me punën tuaj.


Pozita Koordinator/e Hulumtimi

Fondacioni Lumbardhi shpallë konkurs për Koordinator/e Hulumtimi

Afati i fundit:4 Tetor, e Hane ne oren 12:00

Koordinatori/ja i/e Hulumtimit tek Fondacioni Lumbardhi i ka këto përgjegjësi specifike:

  • Zhvillon planin e punës së njësisë së hulumtimit dhe projekteve hulumtuese;
  • Merr pjesë në mbledhje të departamentit të programit dhe hulumtimit;
  • Ndërmjetëson komunikimin dhe bashkëpunimin me muze, arkiva dhe institucione kërkimore dhe të trashëgimisë kulturore;
  • Planifikon dhe ndërmjetëson shfrytëzimin efektiv të buxhetit të hulumtimit;
  • Zhvillon lexime, intervista dhe kërkime arkivore të ndërlidhura me fokusin e hulumtimeve;
  • Mbledh dhe katalogon materialin e grumbulluar arkivor;
  • Përcjellë realizimin e projekteve kërkimore;
  • Mbikqyrë procesin e digjitalizimit;
  • Zhvillon ngjarje publike të ndërlidhura me hulumtimet në bashkëpunim me kordinatorin/en e programit dhe hulumtuesit përkatës;
  • Zhvillon përmbajtje të komunikimit lidhur me hulumtimet në bashkëpunim me redaktoren dhe kordinatorin e hulumtimit;
  • Përpilon raporte periodike dhe specifike për nevojë të raportimit të projekteve apo raportimeve të mbrendshme;
  • Realizon aktivitete të tjera të nevojshme për zhvillimin e punës hulumtuese tek Fondacionit Lumbardhi.

Aplikantët pritet të kenë përvojë relevante pune në institucione kulturore, organizata joqeveritare apo institucione akademike, apo përvojë pune të pavarur kërkimore, si dhe njohuri e interesim në studime sociale dhe historike. Aplikantët preferohet të jenë të trajnuar/a në histori, arkivistikë, sociologji, arkitekturë, antropologji apo histori të artit. Ata/ato pritet të kenë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa njohuria e gjuhës turke dhe/apo njohuria e gjuhës boshnjake konsiderohen përparësi.

Puna është me orar të plotë me bazë në Prizren dhe fillon në muajin tetor. Aplikimet pranohen deri me 4 Tetor 2021, përmes info@lumbardhi.org. Në aplikim duhet të bashkangjitet një CV, letër motivimi dhe dy persona kontakues për referenca lidhur me punën tuaj.

Shikime 1771
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC