Komuna e Prizrenit

Tonist / Mjeshtër zërimi

	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë, Neni 67, neni 37 i Ligjit Nr.02/L-57 për Institucionet e Kulturës, pika 2 e nenit 13 të Ligjit për Teatrot dhe neni 13 i Statutit të Teatrit të Qytetit të Prizrenit Bekim Fehmiu, Komuna e Prizrenit, shpallë:

 

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Teatri Profesional

Titulli i pozitës : Tonist / Mjeshtër zërimi

  • i pozitave : 1 (një)
  • Koeficienti : 6
  • I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
  • Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën:

  • Kontrollon dhe mirëmban të gjitha stabilimentet radio-fonike në teatër bashkë me audio - miksetën dhe kabllot e nevojshme gjajtë gjithë kohës;
  • Përgatit komponetet muzikore, akustiko-tonike të shfaqjes sipas udhëzimeve të regjisorit apo organizatorit të eventit;
  • Përcjell provat dhe bashkë me regjisorin bën harmonizimin dhe sinkronizimin e interpretimit artistik të elementeve muzikore – tonike dhe efekteve zanore;
  • Regjistron të gjitha efektet e mundshme gjatë provave dhe manipulon me aparaturën në mënyrë efikase gjatë provave teknike dhe gjatë shfaqjeve;
  • Udhëheq me stabilimentet edhe gjatë kohës kur ansambli gjendet në teren si mysafir.
  • Ruan inventarin e regjistruar në librat e regjistrimit për të cilin ngarkohet dhe mbanë përgjegjësi;
  • Mirëmban dhë përcjell zërimin dhe efektet audio-tekinike gjatë të gjitha shfaqjeve sipas orarit / kalendarit që caktohet nga teatri;
  • Propozon dhe përzgjedhë muzikën eventuale të shfaqjeve në bashkëpunim regjisorin në mungesë të kompozitorit të shfajes;
  • Monton dhe demonton pajisjet në rast kërkesave dhe udhëtimeve të shfaqjes dhe siguron që ato mund të transportohen në mënyrë të sigurtë;
  • Për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit të Njësisë Teknike, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm;
  • Kryen edhe punë tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë të teatrit;

Kualifikimi:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • 1 vit përvojë pune (të dëshmohet me TRUST);

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të ne vojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën specifike
  • Njohuri teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Përvoja e dëshmuar me Vërtetim dhe me Trust);
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e noterizuar
  • Çertifikata të trajnimeve
  • Çertifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 22.09.2021 deri më datën 29.09.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Zyra e Personelit

Shikime 163
Kategoria Media
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC