Pallati i Rinisë

Vende të lira të punës (4)

	 	 

Në bazë të vendimit të miratuar me datën 13.09.2021 nga ana e Menaxhmentit të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 22.09.2021, SHPALLË:

KONKURSIN PUBLIK

I. Titulli i vendit të punës: Drejtor-e të Departamentit të Marketingut - një (1) vend pune;

II. Numri i referencës; NPL –D.M. 13/9/2021;

III. Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Kryen planifikimin dhe hartimin e planit vjetor të marketingut dhe buxhetit të marketingut për ndërmarrjen, duke u bazuar në analizën e situatës aktuale dhe duke bërë analizë të tregut, gjithnjë duke konsideruar fushë-veprimtarinë e ndërmarrjes dhe prezanton atë para Menaxhmentit për miratim;
  • Planifikon dhe implementon kriteret për dizajnin, pamjen dhe vendosjen e njëjtë të reklamave të bizneseve në qendrën tregtare;
  • Komunikon dhe ndihmon bizneset ne qendrën tregtare për realizimin e planeve për aktivitete marketingu me qëllim të afirmimit dhe zhvillimit të biznesit;
  • Implementon aktivitete të ndryshme proaktive në ofrimin e një ambienti të këndshëm brenda ambienteve të ndërmarrjes për vizitorët;
  • Planifikon, harton dhe implementon mundësitë për reklamime të ndryshme brenda dhe rreth ambientit të ndërmarrjes me qëllim të rritjes së të hyrave financiare për ndërmarjen;
  • Në mënyrë proaktive hulumton, propozon dhe përgatitë aktivitete promocionale për qëllime të rritjes së të hyrave buxhetore dhe ngritjes së imazhit të ndërmarrjes;
  • Planifikon dhe përcjellë të gjitha publikimet në mediat sociale të ndërmarrjes dhe në baza ditore fuqizon ato (web-faqen dhe të gjitha rrjetet sociale të ndërmarrjes), duke bërë përditësime të rregullta dhe aktive;
  • Promovon në vazhdimësi ndërmarrjen për mundësitë dhe përparësitë që ajo i ofron;
  • Promovon aktivitetet sportive dhe kulturore cilat zhvillohen në ambientet e ndërmarrjes;
  • Bashkëpunon me departamentet tjera me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të përshtatshme për bizneset në qendrën tregtare si dhe palëve tjera për kulturë rini e sport, por edhe për vizitorët;
  • Bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e kulturës, sportit dhe shërbimeve publike të KK Prishtinë;
  • Bashkëpunon me ministritë përkatëse dhe federatat sportive;
  • Është përgjegjës/e për menaxhimin e departamentit të marketingut dhe në kuadër të kësaj: Përpilon dhe bën vlerësimin vjetor të personelit (përformancën);
  • Kujdeset për vijueshmërinë e rregullt në punë të personelit të departamentit si dhe raporton për çdo shkelje eventuale të rregullave të brendshme duke marre dhe masa adekuate disiplinore të parapara me Ligj; Është përgjegjës/e për efikasitetin, disiplinën dhe vijueshmërinë e punëtorëve në punë;
  • Harmonizon dhe organizon Punët në mes të tri njësive të departamentit, si:Njësia për zhvillimin e biznesit, njësia për kulturë dhe rini dhe njësia për sport;
  • Merr pjesë aktive në të gjitha mbledhjet dhe takimet e Menaxhmentit dhe avancon në maksimum aktivitetet promovuese dhe reklamuese;
  • Përpilon raporte mujore, tre mujore dhe vjetore në lidhje me aktivitetet e departamentit të marketingut;
  • Shqyrton dhe vendos konform rregullores në fuqi për kërkesat e palëve;
  • Kryen edhe punë të tjera të parashtruara nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv;

IV. Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit

  • Kërkesa për punësim (aplikacioni);
  • Dëshmi për shkollimin e noterizuar;
  • Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata e lindjes;
  • Adresa e vendbanimit;
  • Nr. i telefonit kontaktues si dhe E-maili kontaktues.

V. Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës

  • Të ketë përgatitje superiore (diplomë universitare, 4 vjeqar ose me sistem të Bolonjes 3+2) në fushat ekonomike të ndërlidhura me aktivitetet e kërkuara, e noterizuar,
  • Etikë profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Njohuria obligative e kompjuterit.
  • Një vjet përvojë pune pas diplomimit,
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office).
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar si dhe ti përballojë punën nën presion.

VI. Kohëzgjatja e emërimit;

  • Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.

VII. Data e mbylljes së konkursit;

  • Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data 22.09.2021 kur është vendosur në tabelën e shpalljeve.

VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;

IX. Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;

  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Në bazë të vendimit të miratuar me datën 13.09.2021 nga ana e Menaxhmentit të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 22.09.2021, SHPALLË:

KONKURSIN PUBLIK

I. Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Zyrës Ligjor - një (1) vend pune;

II. Numri i referencës: NPL –P. 13/9/2021;

III. Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Udhëheqë zyrën ligjore në bashkëpunim me Kryeshefin Ekzekutiv,
  • Përpilon kontratat e ndryshme afariste,
  • I përpilon kontratat me palët e interesuara: shfrytëzuesit e lokaleve si dhe me palët të cilat i organizojnë manifestimet kulturore, sportive, ekonomike,
  • I përpilon paditë civile, penale, propozimet për përmbarim si dhe paditë tjera dhe përkujdeset për zbatimin e tyre.
  • I jep ndihmë ligjore komisioneve dhe organeve tjera të Ndërmarrje, në punët e tyre.
  • Përfaqëson Ndërmarrjen në të gjitha Gjykatat e rregullta, në të gjitha kontestet dhe kundërshtimet e palëve.
  • Bene interpretimin dhe sqarimin e dispozitave e akteve normative dhe ligjeve tjera në fuqi.
  • I përgatitë dhe i modifikon aktet e brendshme normative në bashkëpunim me departamentet përkatëse, kryeshefin ekzekutiv dhe atë konform dispozitave ligjore.
  • Përgatitë dhe propozon buxhetin vjetor për zyrën ligjore.
  • E mban procesverbalin e mbledhjeve të menaxhmentit, si dhe i përgatitë vendimet të miratuara nga procesverbali. Vlerëson në mënyrë periodike performancën vjetore të punës së zyrtarëve nën mbikëqyrjen e tij;

IV. Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit

  • Kërkesa për punësim (aplikacioni);
  • Dëshmi për shkollimin e noterizuar;
  • Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;
  • Certifikata e mjekut;
  • Certifikata e Lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Adresa e vendbanimit;
  • Nr. i telefonit kontaktues si dhe
  • E-maili kontaktues;

V. Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës

  • Të ketë përgatitje superiore (diplomë universitare, 4 vjeqar si dhe me sist. të Bolonjes 3+2).
  • Provimi i Judikaturës,
  • Tri (3) vjet përvojë pune në vendet udhëheqëse dhe në punët dhe detyrat e njëjta.
  • Aftësia për kryerjen e punës përkatëse.
  • Njohuria obligative e kompjuterit;

VI. Kohëzgjatja e emërimit;

  • Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.

VII. Data e mbylljes së konkursit;

  • Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data e publikimit.

VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;

  • Aplikacionet për punësim mund të merren fizikisht në zyrën e Departamentit të Administratës dhe të njëjtat do të dorëzohen në arshivën e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë si dhe mund të shkarkohet në web-faqën zyrtare/ pallatirinise.com si dhe në facebook-un zyrtar/Pallati i Rinisë, duke klikuar paraprakisht/ like.

IX. Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;

  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Në bazë të vendimit të miratuar me datën 13.09.2021 nga ana e Menaxhmentit të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 22.09.2021, SHPALLË:

KONKURSIN PUBLIK

I. Titulli i vendit të punës: Çertifikues të Pagesave - një (1) vend pune;

II. Numri i referencës; NPL –P. 13/9/2021;

III. Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Në pajtim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e Njësisë;
  • Udhëheqë grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike, si dhe ndihmon stafin vartës në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të Njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Ndërmarrjes;
  • Siguron që kushtet e zbatueshmërisë së një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;
  • Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat e KBFP dhe që prokurimi është në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik;
  • Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa dhe të kërkesave emergjente sipas nevojës së ndërmarrjes.
  • Kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve;
  • Siguron që rregullat e KBFP dhe dispozitat tjera ligjore janë respektuar gjatë inicimit dhe realizimit të aktivitetit të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve;
  • Të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat e KBFP. Zyrtari Certifikues po ashtu ushtron të gjitha detyrat, të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave KBFP;
  • Zyrtari Certifikues duhet që të identifikojë dhe menjëherë t'i raportojë me shkrim, ZKF, auditorin dhe cilit do zyrtar tjetër të rangut të lartë në Ndërmarrjen Publike Lokale mbi të gjitha rastet e mos-respektimit të këtij ligji. Rastet e mos-respektimit të Ligjit mbi Prokurimin Publik gjithashtu duhet t'i raportohen Auditorit të Përgjithshëm. Zyrtari Certifikues mban shënime gjithëpërfshirëse me shkrim mbi të gjitha rastet e mos-respektimit të ligjit për së paku shtatë (7) vite.

IV. Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit

  • Kërkesa për punësim (aplikacioni);
  • Dëshmi për shkollimin e noterizuar;
  • Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;
  • Certifikata e mjekut;
  • Certifikata e Lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Adresa e vendbanimit;
  • Nr. i telefonit kontaktues si dhe
  • E-maili kontaktues;

V. Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës

  • Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur (e preferuar);
  • Shkathtësi në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Shkathtësi të larta në komunikim dhe negocim;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Microsoft Project);
  • Të jetë i/e pavarur dhe të ketë nivel të lartë të integritetit përgjatë aktiviteteve në ndërmarrje;
  • Të ketë aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe raporte ndër personale.
  • Shkathtësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve te Financave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi organizative në përcjelljen e zbatimit te rekomandimeve me qellim tё realizimit tё tyre në kohë;
  • Të zhvilloj vazhdimisht njohurit, aftësitë profesionale në mënyrë që ti siguroj mjedisit aktivitete efikase dhe eficiente;
  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale;

VI. Kohëzgjatja e emërimit;

  • Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.

VII. Data e mbylljes së konkursit;

  • Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data e publikimit.

VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;

  • Aplikacionet për punësim mund të merren fizikisht në zyrën e Departamentit të Administratës dhe të njëjtat do të dorëzohen në arshivën e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë si dhe mund të shkarkohet në web-faqën zyrtare/ pallatirinise.com si dhe në facebook-un zyrtar/Pallati i Rinisë, duke klikuar paraprakisht/ like.

IX. Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;

  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Në bazë të vendimit të miratuar me datën 13.09.2021 nga ana e Menaxhmentit të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 22.09.2021, SHPALLË:

KONKURSIN PUBLIK

I. Titulli i vendit të punës: Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit - një (1) vend pune;

II. Numri i referencës; NPL –P. 13/9/2021;

III. Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Të siguroj kërkesat e parashikuara të materialeve shpenzuese dhe jo-shpenzuese, përfshirë parashikimet e kostos, për secilin vit fiskal, nga të gjitha departamentet;
  • Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetorë të prokurimit dhe vendos kërkesat sipas prioritetit.
  • Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;
  • Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;
  • Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika individuale të prokurimit;
  • Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, (Termat e Referencave – kushtet dhe kriteret, si: përvojën, certifikatat, qarkullimin etj), Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;
  • Përgatit dhe publikon njoftimet në platformën elektronike të prokurimit;
  • Përgatit dokumente parakualifikuese, dosje të tenderit, kushtet e kontratës, raportet e vlerësimit të tenderëve, dhënie e kontratës, etj, duke përdorur formularët standard të aprovuar;
  • Para fillimit të aktivitetit të prokurimit sigurohet qe DNPDF (Deklarata mbi disponushmerinë e fondeve) është e autorizuar me shkrim
  • Organizon dhe menaxhon kuotimet dhe tenderët varësisht nga çmimi i parashikuar;
  • Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit;
  • Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;
  • Themelon Komisionin e Hapjes;
  • Participon në Negocime të Tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;
  • Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;
  • Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;
  • Përgatit dhe publikon dhënien e kontratave;
  • Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht;
  • Siguron që të regjistrohen te dhënat për pjesëmarrjen e OE-ve (Operatoreve Ekonomik) procedurave dhe vendimeve të cilat janë marrë gjatë secilës fazë të procesit të prokurimit;
  • Monitoron Fletëporositë , dhe siguron që kopje të të gjitha kontratave dhe Fletëporosive të dërgohen në njësinë e financave;
  • Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan te gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante te pranuara;
  • Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;
  • Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime dhe
  • Prodhon një raport vjetor në fund të secilit vit fiskal per kontratat e nënshkruara;

IV. Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit

  • Kërkesa për punësim (aplikacioni);
  • Dëshmi për shkollimin e noterizuar;
  • Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;
  • Certifikata e mjekut;
  • Certifikata e Lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Adresa e vendbanimit;
  • Nr. i telefonit kontaktues si dhe
  • E-maili kontaktues.

V. Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës

  • Të ketë përgatitje superiore (diplomë universitare 4 vjeçar si dhe me sist. të Bolonjes 3+2).
  • Certifikatë valide, bazike apo të avancuar të prokurimit të lëshuara nga KRPP (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik) dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP).
  • Tre (3) vjet përvojë pune në vendin e punës, zyrtarë përgjegjës i prokurimit.
  • Aftësia për kryerjen e punës përkatëse.
  • Njohuria obligative e kompjuterit.

VI. Kohëzgjatja e emërimit;

  • Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.

VII. Data e mbylljes së konkursit;

  • Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data e publikimit.

VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;

  • Aplikacionet për punësim mund të merren fizikisht në zyrën e Departamentit të Administratës dhe të njëjtat do të dorëzohen në arshivën e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë si dhe mund të shkarkohet në web-faqën zyrtare/ pallatirinise.com si dhe në facebook-un zyrtar/Pallati i Rinisë, duke klikuar paraprakisht/ like.

IX. Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;

- Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Shikime 4507
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC