Ndërmarrja Hidroekonomike ”Ibër Lepenc” SHA

Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e i/e Kompanisë

	 	 

Në bazë të nenit 21 paragrafi 21.4 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr.03/L-087, si dhe Plotësim Ndryshimi i Ligjit mbi NP Nr.04/L-111 si dhe Kodi Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Drejtorëve të NH ”Ibër Lepenc” SHA, në mbledhjen e mbajtur me 17.09.2021, vendosi të publikoj këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e pozitës:

  1. Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë

Pozita:                            Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë

I përgjigjet:                  Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve

Vendi i Punës:              Prishtinë

Paga:                              Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Kohëzgjatja:                 Tri (3) vite, me mundësi vazhdimi

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) do të menaxhoj çështjet financiare të Kompanisë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e KE dhe Komitetit të Auditimit në përputhshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Mirëmbajtjen e llogarisë së Kompanisë të azhurnuar dhe të saktë;
  • Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive;
  • Monitoron llogaritë e pagueshme dhe koordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
  • Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmëri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;
  • Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit;
  • Koordinon funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve dhe pajisjeve, si dhe të bëjë blerje me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të Kompanisë;
  • Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga KE apo BD.
  • Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në përputhje me legjislacionin në fuqi,
  • Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bënë përpjekje maksimale për implementimin e rekomandimeve të cilat vijnë si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm , të jashtëm ose çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë,
  • Bashkëpunon me zyrtarët e tjerë të Ndërmarrjes siç janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i Kompanisë për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Organizatës.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Përveç kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë punë në menaxhim të financave dhe/ose kontabilitetit
  • Preferohet të jetë kontabilist i çertifikuar nga ndonjë autoritet financiar i licencuar nga KKRF-ja apo ndërkombëtar,
  • Të ketë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) në bazë të të cilave raporton Ndërmarrja,
  • Të ketë integritet të lartë moral e profesional,
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim financiar,
  • Të njohë standardet e kontabilitetit dhe raportimeve financiare,
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi,
  • Të mos jetë i dënuar ose nën hetime.

Aplikacionit për pozitën e ZKF-se duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • CV-në (Biografinë),
  • Kopjen e letërnjoftimit,
  • Letër motivimin,
  • Deklaratën nën betim
  • Diplomën e fakultetit - kopje,
  • Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj,
  • Dëshmitë  e  përvojës së punës,
  • Dëshmitë e përgatitjes profesionale,

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

Duhet të ketë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike financiare të ndërmarrjes, aftësi të larta organizative dhe drejtuese, aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit financiar, standardeve të kontabilitetit dhe raportimeve financiare, aftësi të mira të komunikimit, interpretimeve financiare dhe negocimit, aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes financiare dhe ofrimin e opsioneve, njohuri të avancuara në programet e kompjuterit dhe kontabilitetit, së paku 5 vjet përvojë pune profesionale me menaxhimin financiar dhe/ose kontabilitet, njohja e gjuhëve të huaja është e dëshiruar.

Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur 30 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim për pozitën e ZKF:

Sipas këtij konkursi kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të  drejtave civile, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse. Ndërmarrja inkurajon  kandidatët e gjinisë femërore dhe kandidatë me nevoja të veçanta.

Procedura për aplikim:

(Aplikacioni-Kërkesa mund të shkarkohet web faqen www.iber-lepenc.org) Aplikacionet e kompletuara sipas këtij konkursi dorëzohen personalisht në Drejtorinë e Ndërmarrjes NH ”Ibër-Lepenc” SH.A në adresën Sheshi ”Bill Klinton” Nr.13 Prishtinë, konkursi është i hapur deri me datën 22.10.2021 në ora 16:00.

Paraqitja e kërkesave:

Kërkesat-Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kandidatët me dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen.

Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. 

Shikime 8423
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC