Komuna e Gjakovës

Drejtor/eshë i/e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

	 	 

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO

KOMUNA E GJAKOVËS

OPŠTINA DJAKOVICA/MUNICIPALITY OF GJAKOVA

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-22495 Datë: 16.08.2021 Gjakovë

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punës: Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Institucioni: Komuna e Gjakovës

Njësia: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik

Numri i Pozitave: (1) një

Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Grada/Koeficienti:  H-944/1

Kohëzgjatja e emërimi: Me afat të caktuar (4 vite)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF-së e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe Statutit të QKMF-së;
  • Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Gjakovës;
  • Në pajtim me politikën shëndetësore, ligjin për shëndetësi në Kosovë dhe strategjinë e kujdesit parësorë shëndetësorë i propozon Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së për vitin vijues;
  • Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
  • Në koordinim me Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Komunën e Gjakovës kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
  • Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësorë të QKMF-së;
  • Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë Familjare.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa ligjore;
  • Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë - specialist i mjekësisë familjare,
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Të ketë përvojë pune 5 vite në shëndetësi, prej tyre 3 vite përvojë pune në menaxhim dhe njohuri në zbatimin e mjekësisë familjare;
  • Njohja e gjuhëve të huaja e dëshirueshme;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Dokumentet personale;
  • Diploma universitare;
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
  • Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur

15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.09.2021 deri me 30.09.2021(16:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks-gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat  e   dërguara  pas  datës   së  fundit   dhe   kërkesat  e   pakompletuara  nuk   do   të   pranohen.

Shikime 774
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC