Hotel Pinea

Menaxher/e i/e Hotelit (2), Kuzhinier/e (6), Kamarier/e & Banakier/e (6) - Durrës, Shqipëri

	 	 

Hotel “PINEA”, me seli në adresën: Tiranë, Golem-Kavaje, Republika e Shqipërisë, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në vendimin e nxjerr nga Drejtori i Korporatës, më datë 15.09.2021, shpall ketë:

K O N K U R S

Hotel PINEA, është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të hotelerisë, me një personel me provojë shumëvjeçare në ketë fushë. Gjithashtu “Hotel PINEA”, është hotel me 5 yje, dhe se i njëjti është investim i afaristit Kosovar si dhe investues të tjerë të huaj e që kanë vendosur të bëjnë një investim të tillë kaq të madh në bregdetin Shqiptar.

Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, Hotel PINEA, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim:  

  1. Menaxher/e në Hotel PINEA (2 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrjen operacionale të restaurantit në tërësi;
  • Organizimin e mbarëvajtjes së proceseve ditore në njësi, si dhe bashkëpunim në menaxhimin e burimeve njerëzore si: rekrutim/reduktim/ motivim i stafit dhe menaxhimin e performances;
  • Caktimi i detyrave dhe përgjegjësive për mbarëvajtjen e punës;
  • Organzion furnizimin e mallit varësisht nga kërkesa për kuzhinë apo banak;
  • Kontrollin e cilësive të ushqimeve, shërbimeve dhe punën e stafit.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diploma e përkatëse për ketë fushë Fakulteti i Hotelerisë;
  • Përvojë dy (2) vite pune në pozita të ngjashme;
  • Njohja e gjuhës angleze e dmosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera përparësi;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojme ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
  1. Kuzhinier/e të hotelit (6 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit në bazë të porosive;
  • Merr iniciativa për përgatitjen e specialiteteve të reja të ushqimeve;
  • Kujdeset për mjetet e punës dhe për pastërtinë e tyre;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojme ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
  1. Kamerier/e dhe Banakier/e  (6 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm, në kryerjen e detyrave të punës;
  • Të ketë paraqitje profesionale dhe të jetë i shoqërueshëm;
  • Të jetë i/e gatëshme për punën nën presion;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojme ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: hotelpinea@gmail.com në subject të ceket: Emri Mbiemri dhe Pozita në të cilën aplikoni;
  • Afati për aplikim do të jetë nga data 15 shtator 2021 deri më 14 tetor 2021,  (30 ditë).
  • Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.

Formulari i aplikimit: KETU

VËREJTJE: Të gjithë aplikuesit për pozitat e lartcekura vendin e tyre të punës do ta kenë në Republikën e Shqipërisë, përkatësishtë në adresën në të cilën gjendet Hotel PINEA, në Golem-Kavaje, Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Shikime 1566
Kategoria Hoteleri
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC