Ministria e Punëve të Brendshme

Zyrtar/e për Shtetësi

	 	 

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 paragrafi 1.4 i Rregullores Nr.15/2020 për pranim, vlerësim dhe disiplinë të nivelit të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i mbyllur

*Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të kategorisë së lartë dhe të mesme drejtuese në të gjithë Shërbimin Civil.

Titulli i pozitës së punës

Drejtor i përgjithshëm (2)

Klasa e pozitës

Drejtues i Lartë 2

Kohëzgjatja e emërimit

4 Vjeçar/Godine

Koeficienti/Paga

1171,18

Nr. i kërkuar

1

Data e njoftimit

12/08/2021

Afati për aplikim

11/09/2021 - 25/09/2021

Institucioni

Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës

Departamenti

Zyra e drejtorit te Përgjithshëm

Divizioni

 

Vendi i punës

 

Nr. i Referencës

RN00007489

Kodi i procedurës

RPC0001322

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
  • Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
  • Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
  • Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
  • Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
  • Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, në fushat e: Menaxhmentit, Drejtësisë apo Sigurisë.
  • Kualifikime të posaçme formale:nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë të agjencisë/institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.
  1. Kërkesa specifike
  • të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike;
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • vërtetim/dëshmi për përvojën e punës;
  • letër motivimi.;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit;
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • dëshmi nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje jo më të vjetër se gjashte (6) muaj nga data e lëshimit;
  • deklaratë me shkrim që nuk është anëtar i ndonjë partie politike;
  • Si dhe çdo dokument që vërteton plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë
  • Intervista – maksimumi 50 pikë
  1. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar
  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 09/11/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 4147
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC