Segment

Shitës për Pjesë Rezervë (2), Konsulente e Pas Shitjes

	 	 

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar për shitje të makinerive dhe servisimin e tyre për brendet: Atlas Copco, Epiroc, CIFA, Dynapac dhe Danfoss. Ne jemi një ekip i përbërë kryesisht me mosha të reja , profesional, pasionant, social, miqësor, kurioz, modest, të zellshem, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. Nëse ju mendoni qe i posedoni disa nga këto vlera apo ambicie, ne ju inkurajojmë të aplikoni në konkursin e hapur me poshtë:    

KONKURS PËR PUNËSIM

Dy (2) Shitësa për pjesë rezervë

Detyrat:

  • Të shesë dhe të promovoje pjesët rezervë;
  • Të shërbeje dhe të këshillojë klientët;
  • Të trajtojë dhe të përmbushë kërkesat e klientëve; 
  • Të faturojë mallin e shitur;
  • Të analizojë skemat e makinerive dhe të identifikojë shifrat përkatëse të pjesëve rezervë;
  • Të përgatisë ofertat për kërkesat e klientëve;
  • Të prezantoje dhe të negociojë ofertat me klientët;
  • Të asistojë në përgaditjen e listave të porosisë.

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Aftësi të mira komerciale, promovuese dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira teknike mbi makineritë e rënda dhe pjesët e tyre;
  • Kërkohet të paktën një vitë përvojë në shitje të pjesëve rezervë për makineri apo paisje teknike;
  • Kandidatët me shkollim, trajnim dhe përvoje në makineri të rënda kanë përparësi;
  • Të njohë mesatarisht gjuhen Angleze (në të folur dhe në të shkruar);
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft Office (Excel, Word , Teams dhe Outlook).

Një (1) Konsulente të pas shitjes

Detyrat:

  • Të promovojë dhe negociojë shitjen e paketave të mirëmbajtjes/ ofertat për pjesë të paisjeve industriale (kompresorë ajri, gjeneratorë azoti/oksigjeni, vakum pompa dhe shndërrues të frekuencave).  
  • Të identifikoje mundësite komerciale dhe të përgatisë paketat/ofertat e mirëmbajtjes për paisjet e shitura apo ekzistuese.
  • Të monitorojë kalendarin e servisimeve për paisjet e shitura apo egzistuese.
  • Të koordinojë me ekipet e servisimit për paketat/serviset e konfirmuara.
  • Të përgatisë porositë e paketave dhe pjesëve servisuese tek furnitorët.
  • Të mirëmbaje në vazhdimësi marrëdhëniet komerciale me klientët dhe furnitorët përkatës.
  • Të analizoje tregun, shitjet dhe konkurencën dhe të raportoje në baza periodike.

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Aftësi të mira komerciale, promovuese dhe komunikuese;
  • Pervojë pune në shitje të paisjeve teknike apo pjesëve rezervë;
  • Kandidatët me shkollim, trajnim dhe përvojë për paisje teknike apo pjesë rezervë kanë përparësi;
  • Të njohë mbi mesatare gjuhen Angleze (në të folur dhe në të shkruar);
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft office (Excel, Word, Teams dhe Outlook).

Për poziten Konsulente të pas shitjes inkurajojmë të aplikojnë kandidatët e gjinisë femrore.

Kandidatit të pranuar ju ofrohet kontratë pune, sigurim shëndetësor (240 EUR ne vit) dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e intersuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: hr@segment-rks.com duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Afati fundit për aplikimit është 30 Shtator 2021.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.  

Shikime 1414
Kategoria Shitje
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC