Posta e Kosovës

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

	 	 

Ndermarrja Publike Qendrore
Posta e Kosoves Sh.A.
Ne baze te Ligjit per ndermarrjet publike Nr. 03/L-087 nenet 17 dhe 21 si dhe Ligjit Nr. 04/L-lll per plotesim ndryshimin e Ligjit per ndermarrjet publike Nr. 03/L-087, Nenet 9 dhe 13 me te cilat nene, plotesohen dhe riformulohen Nenet 17 dhe 21 te Ligjit bazik, Kodi i Etikes dhe Qeverisjes Korporative per Ndermarrjet Publike, Ligjit Nr. 06/L-021., Per Kontrollin e brendshem te financave publike, Rregulloren per sistematizimin e vendeve te punes ne nivelin qendrore per punonjesit e PK Sh.A. Nr. 01-1974/17 date 27.07.2017, si dhe vendimit te Komisionit per Auditim te PK Sh.A., nr. 14/21 te dates 11/08/2021, Komisioni per Auditim i Postes se Kosoves Sh.A., shpall kete:

KONKURS PUBLIK PER VEND PUNE

PER ZYRTAR TE LART NE POSTA E KOSOVES Sh.A.

Titulli: Zyrtar per Auditimit te Brendshem.
Raporton: Komisionit per Auditimit te Posta e Kosoves Sh.A.
Grada : G16
Nr. i References 01-1818/2021

Pershkrimi: Komisioni per Auditim i Postes se Kosoves Sh.A. eshte duke bere perpjekje per nje auditimit te brendshem i cili do te zbatohen Standardet Nderkombetare te Auditimit te Brendshem (IIA) si nje aktivitet siguri dhenie dhe keshillimi i pavarur dhe objektiv, i hartuar per te shtuar vlere dhe permiresuar operacionet e NP Posta e Kosoves Sh.A.

Kohezgjatja e kontrates: Eshte me afat te caktuar, konform ligjeve ne fuqi dhe dispozitave ligjore te parapara
me Ligjin per ndermarrjet publike.

Aplikimi: Aplikacionet per punesim mund te merren online; www.postakosoves.com dhe se bashku me deshmite perkatese te dergohen me Poste ne adresen : Arkivi i PK Sh.Av Ndertesa Kryesore e PK Sh.A., rr. 28 Nentori nr. 4, 10000 – Prishtine, deri ne afatin e parapare per aplikim me shenjen “PER KONKURS”. duke e cekur titullin e vendit te punes per te cilin aplikoni.

Aplikacioni dhe te gjitha deshmite bashkengjiten te fotokopjuara, sepse te njejtat nuk iu kthehen aplikanteve.

Afati i fundit per aplikim: 01/10/2021, ora 16:00h.

Kandidatet e interesuar duhet te dergoine dokumentet si ne vijim:

Kandidatet e interesuar duhet te dergoine dokumentet si ne vijim:
1. CV te detajuar.
2. Letren motivuese ku theksohet interesimi per poziten.
3. Kopjet e diplomave, ndersa diplomat e fituara jashte Republikes se Kosoves duhet te jene te njohura
/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
4. Kopje te Certifikates se Auditorit te Brendshem ne Sektorin Publik – Certifikate te auditimit te
brendshem ne Sektorin Publik te leshuar nga Ministria e Financave ose nje certifikate per auditoret e
brendshem te sektorit publik nga institucione te tjera perkatese nderkombetare ose vendore ne
perputhje me kriteret e leshuara nga Ministri i Financave;
5. Deshmi se eshte anetar ne njeren nga organizatat e akredituara ne Kosove;
6. Deshmi per Edukim te Vazhdueshem Profesional, per ta ruajtur certifikaten e tij/saj
profesionale duke marre pjese ne gjashtedhjete (60) ore trajnim brenda dy (2) viteve te njepasnjeshme ( 2019/2020), ne perputhje me kriteret e percaktuara ne nenin 25 te Ligjit per Kontrollin e Brendshem te Financave Publike nr. 06/L-021;
7. Deshmite e pervojes punes (Kontratat e punes, mbeshtetur me deshmi te gjendjes se trustit,
deklarime te tatimeve ne fitim nese ofrim i sherbimeve).
8. Cdo deshmi tjeter nderlidhen me poziten dhe kerkesat e kualifikimeve te lartcekura;
9. Certifikaten origjinale qe nuk eshte nen hetime (jo me e vjeter se 6 muaj nga data e mbylljes se aplikimeve);
10. Nenshkrimi I Deklarates nen Betim (shkarko former) e
11. Kopja e dokumentitte identifikimit.

Kualifikimet:

  • Te kete pergatitje superiore – Fakulteti Ekonomi, Juridik, Administrate Publike, Financa Publike,
    kontabilitet, fusha te tjera perkatese te studimit.
  • Certifikataten per Auditor te Brendshem ne Sektorin Publik, leshuar nga institucionet e akredituara ne
    Kosove ose organizatat vendore dhe nderkombetare te Akredituara;
  • Te eshte anetar aktiv ne listen e njeres nga organizatat e akredituara ne Kosove;
  • Te kete vijuar Edukim te Vazhdueshem Profesional, duke marre pjese ne gjashtedhjete (60)
    ore trajnim brenda dy (2) viteve te njepasnjeshme ( 2019/2020), ne perputhje me kriteret e
    percaktuara ne nenin 25 te Ligjit per Kontrollin e Brendshem te Financave Publike nr. 06/L-021;

Pervoja e Kerkuar:

  • Pervoje pune ne auditim.
  • Pervoja te jete e deshmuar permes kontratave te punesimit dhe deshmive te trustit pensional.
    Njohuri, Aftesi dhe gatishmeri tiera te kerkuara
  • Njohuri te Ligjeve, rregulloreve dhe Udhezimeve Administrative te aplikueshme;
  • Shkathtesi te planifikimit te punes dhe udheheqjes te aktiviteteve te auditimit;
  • Shkathtesi organizative ne percjelljen e zbatimit te rekomandimeve me qellim te realizimit te tyre ne kohe;
  • Njohja e veglave per mbledhje dhe analize e te dhenave (Excel, IDEA, ACL, etj.)
  • Njohja e Standardeve te auditimit te brendshem (nga IIA);
  • Njohja e kornizave dhe standardeve si COSO, COBIT, etj.;
  • Aftesi komunikuese dhe koordinuese te shkelqyera.
  • Aftesi per mendim analitik dhe strategjik. Qendrim pro aktiv, te vendosur dhe te pavarur.
  • Gatishmeri per te avancuar njohurite ne fushat e kerkuara nga pergjegjesite dhe detyrat.
  •  Njohja e gjuhes angleze eshte e preferueshme.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Te rrise dhe mbroj vleren e organizates duke ofruar siguridhenie permes auditimit dhe keshilledhenies
    te bazuar ne rrezik dhe objektive.
  •  Te menaxhoj dhe organizoj funksionin e Auditimit te Brendshem te NP Posta e Kosoves sipas
    Standardeve Nderkombetare te Auditimit te Brendshem (IIA).
  •  Te hartoje Politiken e Auditimit te Brendshem, ne perputhje me Misionin e Auditimit te Brendshem
    dhe elementet e detyrueshem te Kuadrit te Praktikave Profesionale Nderkombetare (Parimet
    Thelbesore te Praktikes Profesionale te Auditimit te Brendshem, Kodit te Etikes, Standardeve dhe
    Perkufizimit te Auditimit te Brendshem). Auditori i Brendshem duhet te rishikoje periodikisht statutin e
    auditimit te brendshem dhe ta paraqese ate per miratim te menaxhimi i larte dhe Komisioni I Auditimit.
  • Te hartoj dhe propozoj planin vjetor per vitin vijues te Auditimit te Brendshem te PK-se per shqyrtim
    dhe miratim nga Komisioni i Auditimit 2/3 .
  •  Te raportoje Komisionit te Auditimit te PK-se per procesin e auditimit per secilen Njesi te Postes se
    Kosoves sipas Planit te Auditimit.
  • Planifikon proceset e auditimit permes se cilave vleresohen kontrollet e brendshme dhe performaca,
    ne pajtueshmeri me standardet profesionale;
  • Pergatit dhe ekzekuton programe auditimi per te kryer auditime sipas planit vjetor duke percaktuar
    objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar rreziqet dhe kontrollet;
  • Dizajnon procedura testimi me qellim te vleresimit te adekuatshmerise se kontrolleve te brendshme
    per permbushje te objektivave te auditimit;
  • Siguron, analizon dhe vlereson te dhenat mbeshtetese (evidencat) permes veglave te ndryshme
    ndihmese;
  • Pergatit raportet e auditimit qe pasqyrojne qarte objektivat e auditimit, fusheveprimin, gjetjet,
    rekomandimet, konkluzione;
  • Kryen percjelljen e zbatimit te rekomandimeve te mehershme ;
  • Kryen Ad Hock auditime dhe detyra tjera me kerkesen e KE-e dhe Komisionit te Audtitimit PK-se;
  • Siguron dokumentimin e letrave te punes sipas metodologjise se aprovuar;
  • Te ndihmoj ne ruajtjen e kontrolleve efektive permes: (i) Vleresimit te efektivitetit dhe efikasitetit te
    kontrolleve.(ii) Nxitjes se permiresimit te vazhdueshem te mjedisit te kontrollit dhe (iii) Identifikimit te
    mundesive per permiresimin e aktivitetit te kontrollit.
  • Ndihmon ne vleresimin dhe permiresimin e qeverisjes permes: (i) Nxitjes se etikes dhe vlerave te
    pershtatshme. (ii) Ofrimit te siguridhenies te menaxhimit efikas te performances dhe llogaridhenies. (iii)
    Komunikimit efektiv te informacionit te rrezikut dhe kontrollit. (iv) Koordinimit efektiv i aktiviteteve te
    siguridhenies.
  • Te demonstroj integritet, kompetence dhe kujdesin e duhur profesional. Te jete objektiv dhe i pavarur,
    te pershtatet me strategjine, objektivat dhe rreziqet e PK-se. Te jete proaktiv dhe i fokusuar ne te
    ardhmen qe te rekomandoj dhe keshilloje permiresim e kontrollit te brendshem te PK-se.
  • Te promovoje kulture etike ne ushtrimin e profesionit te auditimit te brendshem duke respektuar
    parimet fundamentale dhe rregullat e sjelljes te percaktuara me Kodin e Etikes se Standardeve
    Nderkombetare te Auditimit te Brendshem (Parimet Fondamentale sipas Kodit te Etikes: Integriteti,
    Objektiviteti, Konfidencialiteti, Kompetenca).

Kandidatet me dokumentacion te manget, te paplotesuar dhe jo adekuat do te refuzohen.

Shikime 387
Kategoria Auditim
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC