HUGO BOSS

Menaxher/e i/e Dyqanit (1), Asistent/e Menaxher/e (1), Asistent/e i/e Shitjes (3)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Brendi HUGO po hapet në ALBI MALL dhe me kënaqësi fillon rekrutimin për të plotësuar vendete lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik. Andaj, HUGO kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:

  1. Menaxher/e i/e Dyqanit (1 pozitë)
  2. Asistent/e Menaxher/e (1 pozitë)
  3. Asistent/e i/e shitjes (3 pozita)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

Për pozitat 1 & 2:

  •  Organizon dhe delegon detyrat ditore të punëtorëve.
  •   Kontrollon respektimin e kodit të veshjes/uniformës nga punëtorët.
  • Delegon dhe kontrollon punën tek punëtorët, në pranim të mallit, rregullim dhe organizim të mallit në depo dhe dyqan, vendosjes së alarmeve dhe deklaracioneve.
  • Asiston në menaxhimin dhe kontrollon stokun optimal, kujdeset për porositë shtesë.
  • Kontrollon në baza ditore dyqanin në lidhje me dukjen.
  • Ofron forcës shitëse këshilla, mbështetje, informata që u nevojiten për arritjen e objektivave të shitjes;
  • Bën analiza të vazhdueshme të shitjes.

Për pozitën 3:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me kërkesat e tyre.
  • Përkujdeset për pozicionimin e artikujve sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit.
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj).

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë të shkollës së mesme.
  • Të ketë përvojë pune relevante.
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme.
  • Njohuri për trendët e fundit të modës.
  • Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi për dizajn.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
  • Të jetë energjik/e dhe me vetë iniciativë.
  • Preferohet të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 28.09.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 3143
Kategoria Shitje
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC