SOS Fshatrat e Fëmijëve

Shërbime të Supervizionit (Prishtinë, Fushë Kosovë)

	 	 

TERMAT E REFERENCËS 

Hyrje

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë përkujdeset për fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore dhe nevojtarë dhe, aktualisht ofron strehim, përkujdesje, edukim dhe përkrahje për afër 700 fëmijë përmes: Kujdesit Alternativ, Qendrës Mbështetëse për Fëmije dhe Familje, Njësisë Nëna dhe Fëmija, Fuqizimi i Familjes në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Kujdesi Alternativ përfshin strehimin dhe kujdesin për fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur kujdesin prindëror. Në kujdesin alternativ fëmijët dhe të rinjtë marrin shërbime nga kujdesdhënësit e tyre - SOS Nënat dhe SOS Tezet, stafin psiko-pedagogjik i përbërë nga psikologu, pedagogu, punëtori social si dhe dy BKR – Bashkëpunëtorët për Kujdesin e të Rinjëve. Rrjedhimisht ky është stafi që do të përfitoj nga supervizioni që po kërkohet.

Programi i Fuqizimit të Familjes në Prishtinë dhe Fushë Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e kapacitete të prindërve/kujdestarëve, në ofrimin e përkujdesjes cilësore për fëmijët si dhe vetëdijësimin e tyre për qasjen në shërbimet ekzistuese duke u bazuar në nevojat e anëtareve të familjes. Gjithashtu punohet në ngritjen e vetëdijesimit dhe zhvillimit të aftesive profesionale të tyre si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, në mënyre që familja të ketë vetqëndrushmëri.           

Qëllimi dhe Objektivat - SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar për ofrimin e seancave të supervizionit për punonjësit e organizatës.  Me qëllim të ngritjes së kujdesit ndaj punonjësve, mbrojtjes nga djegia profesionale, ngritjes së bashkëpunimit ndërkolegial dhe ngritjes së motivit për punë ftojmë individ profesionistë të aplikojnë për ofrimin e shërbimeve të supervizionit.

Duke pasur parasysh të cekurat më lartë, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kërkojnë profesionistë (Psikolog apo Psikiatër) me qëllim të ofrimit të shërbimeve të supervizionit për angazhim për këto grupe:   

  • Supervizion për SOS Nënat dhe SOS Tezet nga SOS Familjet, pjesë e Kujdesit Alternativ; Edukatore/Kujdestare, pjesë të projektit Nëna dhe Fëmija.

SOS Nënat, SOS Tezet nga SOS Familjet - Stafi kujdesdhënës grup i përbërë nga 16 përfitues, (Grupi i parë 8 persona dhe grupi i dytë 8 persona). Kohëzgjatja e seancës për grup 2h, një herë në muaj.

  • Supervizion për staf psiko-pedagogjik në gjuhën shqipe

Stafi psiko-pedagogjik, pjesë e Kujdesit Alternativ në SOS Fshat - (Grup i përbërë nga 5 persona). Kohëzgjatja e seancës për grup 2h, një herë në muaj.

  • Supervizion për staf psiko-pedagogjik në projektin “Qendra Mbështetëse për Femijë dhe Familje” në Prishtinë (Grup i përbërë nga 10 persona). Kohëzgjatja e seancës për grup 2h, një herë në muaj si dhe Fushë Kosovë – Stafi psiko-pedagogjik (Grup i përbërë nga 4 persona). Kohëzgjatja e seancës për grup 2h, një herë në muaj.

Profesionistët që ofrojnë shërbime te supervizionit do të mbështesin punonjesit në gjetjen e menyrave të reja të punës duke inkurajuar praktika të reja të punës profesionale përmes diskutimeve konstruktive dhe konkrete.

Profesionistët që ofrojnë shërbime te supervizionit pritet të hartojë një plan pune në raport me nevojat e prezantuara; Të jenë fleksibil/e në trajtimin dhe inkorporimin e modeleve të ndryshme të supervizionit gjatë punës; Të kenë ndjeshmëri të lartë në trajtimin e rasteve të prezentuara dhe mbrojtjes së konfidencialitetit të tyre.

Rezultatet e pritshme - Rezultatet e supervizionit pritet të ndikojnë pozitivisht në: ngritjen e kujdesit ndaj stafit, ngritjen e motivit për punë, mbrojtjen e punonjësve nga djegia profesionale, ngritjen e kohezionit dhe bashkëpunimit në mes punonjësve dhe rrjedhimisht edhe ngritjen e performancës në punë.

Kriteret për përzgjedhje janë:


Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë kriteret thelbësore. Do të ketë maksimum 100 pikë të ndara sipas kritereve.

Kohëzgjatja - Sesionet e supervizionit do të organizohen nga muaji Shtator, 2021 deri në Shtator, 2022; Sesionet do të mbahen një herë në muaj nga 2 orë për secilën njësi [Kujdesi Alternativ dhe Njësia Nëna dhe Fëmija - 2 grupe, QMFF- 1 grup, Programi i Fuqizimit të Familjes, Fushe Kosovë - 1 grup].

Takimet e supervizionit do të zgjasin 2 orë për secilën njësi.

Kohëzgjatja e kontratës dhe kushtet e pagesës - Pagesa do të bëhet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, si pagese bruto dhe do konsiderohet si pagesë nga punedhënësi i dytë, ndërsa ndalesa për tatim në të ardhurat personale dhe kontributi pensional do behet sipas ligjit në fuqi.  Realizimi i pageses do behet  në fund të çdo muaji  në vartësi të orëve të realizuara dhe  do të kryhet me transfer banker, jo më së voni se 7 ditë nga pranimi i raportit mujor  dhe evidencës së angazhimit.

Udhëzim për ofertuesit (Procesi i dorëzimit të Ofertave

Ofertuesit janë të mirëpritur të paraqesin propozimin e tyre për ‘Supervizion – Prishtinë dhe Fushë Kosovë” - në mënyrë elektronike në formatin PDF dhe në adresën elektronike: info@soskosova.org Kjo ofertë është e hapur për të gjithë individët që mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara. Propozimi dhe të gjitha dokumentet plotësuese duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe. Oferta financiare duhet të deklarohet në euro.

Dokumentet që duhet dorëzuar:

  • CV-në;
  • Letër motivimi;
  • Diplomat e shkollimit të fundit dhe certifikatat e trajnimeve;
  • Letër referencat të cilat dëshmojnë eksperiencën në fushën relevante;
  • Plan i punës dhe metodologjia e shërbimit;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (para nënshkrimit të kontratës).

Afati i fundit për dorëzim:

Afati i fundit për aplikim është 24 shtator 2021, në mesnatë. Kërkesat e dërguar pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Shikime 648
Kategoria Konsulencë
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC