Komuna e Gjakovës

Zyrtar për Arsimin Parashkollor dhe Fillor

Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E  E  R E K R U T I M I T

Njësia: Drejtoria për Arsim

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Arsimin Parashkollor dhe Fillor

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 6.0

Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i referencës: RN00004301

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit harton dhe zhvillon planet e punës, gjithnjë në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat lidhur me arsimin parashkollor dhe Fillor, si dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve cilësorë ne arsimin parashkollor dhe Fillor;
  • Ndihmon në hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit, politikave, strategjive dhe procedurave standarde si dhe dokumentet tjera për arsimin parashkollor dhe Fillor;
  • Monitoron mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor dhe Fillor në gjithë komunën në përputhje me dokumentet strategjike të MASHT-it;
  • Mbështet dhe këshillon institucionet e arsimit parashkollor dhe Fillor për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në institucionet parashkollore dhe Fillore, si dhe sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm edukativ;
  • Analizon programet dhe modulet që aplikohen për akreditim në edukimin parashkollor dhe Fillor, si dhe rekomandon përmirësimin e tyre;
  • Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për arsimin parashkollor dhe Fillor, si dhe harton raporte periodike dhe sipas nevojës për procesin e zbatimit të legjislacionit dhe strategjive për arsimin parashkollor dhe Fillor;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në edukim, filozofik, filologjik apo shkenca sociale;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e arsimit;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me arsimin;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren numër 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 31.01.2019 deri 14.02.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Komuna e Gjakoves, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 555
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC