ITD Prishtinë

Inxhinier/e të Infrastrukturës (IT)

	 	 

ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. synon të ketë një rrjet rishitësish të shtrirë në të gjithë Kosovën dhe t’u ofrojë atyre në mënyrë profesionale shumëllojshmëri produktesh, suport dhe performancë. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve të saj.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Inxhinier/e i/e Infrastrukturës (IT)

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë Universitare, Inxhinieri Informatike, Elektronike, Shkenca Kompjuterike apo profile të tjera teknike të ngjashme;
  • Certifikimet për platforma Enterprise Dell EMC, VMware ose HPE jane avantazh;
  • Certifikimet e vendor-it DELL EMC jane prioritet;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Aftësi komunikuese shumë të mira me klientët, partnerët dhe vendorët;
  • Të jete i disponueshëm dhe kooperues me ekipin për punë edhe jashtë orarit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Punon në të gjithë organizatën për të mundësuar që Ekipet e Shitjes të ofrojnë zgjidhje teknike, korrekte dhe të perpiluara me sa më shumë detaje mbi tipin e platformave të ofruara;
  • Krijon dhe merr përgjegjësinë për ekzekutimin e planeve të implementimit të sistemeve IT me ekipin kryesor të shitjeve;
  • Zhvillon një drejtim strategjik për dizenjimin dhe maturimin e teknikave për arkitekturimin e zgjidhjeve teknike për projekte Infrastrukturore me karakter Enterprise Systems dhe Datacenter;
  • Trajton çështje teknike në marrëdhenie me klientët për zgjidhjet teknike me karakter Implementues, Mirëmbajtës dhe organizon komunikime të rregullta tekniko-ekonomike me prodhuesit partnere;
  • Jep Support Teknik dhe konsulencë teknike në çdo moment që nevojitet në bazë të kontratave të support-it që kompania mund të marrë pjesë në bashkëpunim me stafin e partnerëve tanë.

Aftësitë:

  • Të ketë eskperienca në kompani integratore ose të ngjashme dhe të ketë marrë pjesë në projekte zhvillimi infrastrukturore të karakterit Enterprise Systems dhe Datacenter;
  • Njohje shumë e mirë e produkteve IT Enterprise Server dhe SAN Storage, të brendeve të ndryshme si Dell EMC, HPE, Lenovo, IBM;
  • Njohje shumë e mirë e platformave të virtualizimit dhe të zgjidhjeve Private Cloud, me teknikat Software Defined dhe Virtualization Cluster;
  • Eksperience 1-3 vite në Implementim të sistemeve IT Enterprise Server dhe SAN Storage;
  • Eksperiencë 1-3 vite në Implementim të sistemeve të virtualizimit VMware vSphere Cluster, VMware vSAN Cluster dhe Microsoft Hyper-V Cluster;
  • Aftësi teknike në menaxhim dhe administrim të sistemeve Linux Server;
  • Aftësi teknike në menaxhim dhe administrim të sistemeve Microsoft Windows Server

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;

  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV - in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më:10.10.2021

 

Shikime 802
Kategoria Informatikë
Skadon 16 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC