Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Agjencioni Pyjor i Kosovës shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2

Klasa e pozitës Profesional 2

Koeficienti/Paga 7

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 25/08/2021

Afati për aplikim 09/09/2021 - 16/09/2021

Institucioni Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Agjencioni Pyjor i Kosovës

Departamenti Drejtoratet Koordinuse

Divizioni Prizren

Vendi i punës

Nr. i Referencës RN00007502

Kodi RPC0001335

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Përcjell dhe menaxhon çështjet e kontratave me operatorët ekonomik dhe kontraktuesit tjerë në kuadër të DKR të APK

Pranon,ruan, shpërndan dhe arkivon material zyrtar, blloqe të pagesave, fletë përcjellje për pyje publike dhe private, blloqe te konfiskimit,leje për prerje ne pyjet private si dhe dokumentacion tjetër zyrtar nga APK Qendër dhe Autoritetet Komunale

Në bazë të kërkesës së Drejtoratit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme-APK harton kërkesat buxhetore me rastin e hartimit te propozim buxhetit, kornizës afatmesme te shpenzimeve, rishikimit të buxhetit si dhe raporte financiare javore, mujore,periodike dhe vjetore ne nivel të DKR

Përgatitë raporte dhe informata në nivel Drejtorati në kohë të caktuar sipas kërkesave të ZKA dhe NJAB

Përcjell dhe realizon pagesat e çdo kontrate që ka të bëjë me DKR - APK dhe operator tjerë të kontraktuar nga APK Qendër apo DKR e APK

Ruan arkivon dhe regjistron dokumentet dhe faktuarat për pagesë në nivel DKR te APK dhe i procedon për pagesë në APK Qendër.

Monitoron pranimin e parasë së imtë (Petty cash), si dhe përcjell shpenzimet për nevoja të DKR të APK

Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas urdhërit të Mbikëqyrtësit të drejtpërdrejtë

  1. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  • Arsimim në fushën Ekonomik
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Dëshmi për mos dënim për vepër penale me vendim të formës së prerë si dhe të mos ketë të iniciuar aktakuzë të plotfuqishme hetimore penale
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  1. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
  • 09.2021 Agjencioni Pyjor i Kosovës rr.Hamdi Mramori ora: 13:30
  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushen e financave

Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;

Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;

Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Intervist
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 184
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC