Komuna e Mamushës

Inspektor/e i/e Tregut

	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Komuna Mamushë shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës Inspektor i Tregut

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga 8

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 18/08/2021

Afati për aplikim 09/09/2021 - 19/09/2021

Institucioni Komuna Mamushë

Departamenti Drejtoria për Sherbime Publike

Divizioni Sektori për Inspektorat

Vendi i punës Komuna e Mamushes

Nr. i Referencës RN00007520

Kodi RPC0001353

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Inspekton të gjitha bizneset se a jane te regjistruara dhe a posedojne leje pune dhe ndalon perkohesishte ushtrimin e veprimtarise tregtare deri ne eliminimin e parregullsive te konstatuara gjate punes inspektuese:

-Kontrollon dokumentet , deshmite dhe informatat sipas lendes se mbikqyrjes inspektuese si dhe kerkon nga subjektet ekonomike ose nga te punesuarit e tyre qe te pergadisin kopjet dhe dokumentet e nevojshme;

-Kryen mbikqyrje inspektuese ne lokalet afariste , mjetet transportuese dhe produkte;

-kerkon nga subjekti i cili i nenshtrohet inspektimit ose te punesuarit e tij qe ti dorzojne te dhenat nga furnizuesit e tyre;

-mbikqyre aktivitetet e subjekteve ekonomike gjate shitjes se produkteve ose ofrimit te sherbimeve;

-kryen regjistrimin e mallerave egzistuese ne objektin afariste si dhe siguron deshmit tjera te nevojshme;

-Harton procesverbale gjate punes inspektuese ne subjektet ekonomike;

-Aplikon fletparaqitjet per kundervajtje , leshon urdheresa dhe ndalesa te perkoheshme sipas dispozitave ligjore ne fuqi;

-Kryen edhe pune te tjera te parapara me dispozitat ligjore ne fuqi sipas kerkeses se mbikqyresit dhe ne perputhje me natyren e punes dhe profesionin e tij.

  1. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  1. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
  • 28/09/2021, Salla e Kuvendit Mamushe
  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë
  2. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Intervist
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 130
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC