Checchi

Praktikant/e (2) - Prizren, Mitrovicë

	 	 

NJOFTIM

(vazhdim i konkursit dhe ndryshim i email-it)

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

  1. Një (1) praktikant në Prizren
  2. Një (1) praktikant në Mitrovicë

Praktikantët duhet të jenë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bacholer në universitetet publike ose kolegjet  private të akredituara në Republikën e Kosovës.   Për dy pozitat mund të aplikojnë kandidatët e drejtimit juridik. Puna praktike do të mbahet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në  ndërtimin e  profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes  së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.  Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
  • Të rregjistruar në vitin e tretë ose të fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të sapodiplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.

Përveq tjerash, kandidatët duhet të plotësojne kushtet e cekura në paragrafin: Mbrojtja dhe siguria në punë, pika 8 e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/32 të datës 28.08.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Kjo për arsye se puna praktike do të mbahet në institucione publike.

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
  • Certifikatën e notave
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën dblakajdemaj@dexisonline.com dhe/ose dblakajdemaj@checchiconsulting.com .  Data e fundit e aplikimit është 15 shtator 2021 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të interesuar)” në titullin e e-mail-it.  Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Shikime 156
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC