Zyra e Kryeministrit

Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

ZYRA E KRYEMINISTRIT RI-SHPALL të lirë këtë vend të punës:

ZYRA PËR PUBLIKIMIN E GAZETËS ZYRTARE

Një( 1)  Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)

Numri i referencës: ZKM-GZK-006

Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e  Drejtorit të zyrës për publikimin e gazetës zyrtare kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Bënë përkthimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që  publikohen nga Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas; 
  • Bënë lekturimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që dalin nga Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas; 
  • Në rast nevoje përkthen si simultane për nevoja të zyrës për publikim dhe ZKM-së dhe interpretojnë tekstet e shkruara nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas;
  • Bënë përkthimin e dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që janë në kompetencë të Zyrës për Publikim, sidomos të teksteve juridike, korrespodencën e shkruar nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas; 
  • Sipas kërkesës të Drejtorit përgatitë planin e vet vjetor të punës;  
  • Përgatitë raporte javore, mujore dhe vjetore për punën e vet të kryer;  
  • Kryen edhe punë tjera për ZPGZ që i caktohen nga Drejtori i Zyrës.  

 Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Fakulteti i gjuhës dhe letersisë shqipe, turke ;
  • Tri (3) vite përvojë pune profesionale në lekturim, përkthim.
  • Kerkohet njohja e gjuhes turke ( në të folur dhe shkruar);
  • Njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe /ose serbe. Njohja e gjuhëve të tjera si anglishtja etj  është përparësi.
  • Të jetë në gjendje të perkthej simulant nga gjuha shqipe-turke dhe anasjelltas.
  • Shkathtësitë kompjuterike, përfshirë njohuritë Windows , Outlook, Microsoft Works/Office, Excel, Internet dhe të krijimit të prezantimeve.
  • Aftësi në të shkruar.
  • Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i /e gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës dhe trysni kohe.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës: 30 /01/2019 deri me datë  13/02/2019, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

 

TAGS: Zyra e Kryeministrit te KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 520
Kategoria Përkthim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC