Human Resources Consulting

Menaxher i Showroomit, Arkitekt / Dizajner i Enterierit, Arkatare (2), Shitëse (3)

	 	 

HRC KOSOVA                                                                                   

Portal Pune - HR Kosova                            

HRC Kosova është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore. Misioni ynë është të sigurojë menaxhim efektiv duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të cilat kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të korporatave. HRC Kosova ka në pronësinë e saj dhe portalin e punës Portal Pune-HR Kosova.

https://www.facebook.com/portalpune.jobsite.kosova dhe www.portalpune-hrkosova.com

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj, një nga kompanitë më prestigjioze e cila operon prej 20 vitesh në Kosovë dhe Shqipëri po kërkon të rekrutojë, për showroomin e saj në Prishtinë:

Menaxher I Showroomit

Arkitekt / Dizajner i Enterierit

Arkatare (2)

Shitëse (3)

Menaxher I Showroomit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet;
  • Menaxhimi dhe marrja e vendimeve kyce per strategjine e shitjeve;
  • Kontakti me klientet (kthimi i pergjigjeve, ankesat, kerkesat, zgjidhja e problematikave etj);
  • Organizimi i mbledhjeve ditore me stafin e shitjes;
  • Përgatitja e punonjësve të showroomit, marrja me cështjet e stafit, përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
  • Organizimi i promocioneve në nivel showroomi;
  • Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë Administrim Biznesi, Marketing etj);
  • Të ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme minimumi 3 vite;
  • Të ketë njohuri shumë të mira te programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;

Arkitekt / Dizajner i enterierit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën planifikimin dhe prezantimin.
  • Të përgatisë konceptin e dizajnit të produkteve sipas kërkesës së klientëve apo mbikëqyrësit.
  • Të udhëheq procesin e përgatitjes së dizajnit, vizatimeve, specifikacioneve dhe përzgjedhjen për finalizimin e produkteve.
  • Të koordinojë me stafin/ekspertët përgjegjës për implementimin e produkteve të dizajnuara.
  • Kujdeset për shërbimin ndaj konsumatorëve dhe porosive të pranuara.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Përvoja në pune në këtë fushe dhe njohje e materialeve te eneterierit e domosdoshme.
  • Të ketë paraqitje profesionale në punë.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programeve kompjuterike adekuate për Arkitekturë dhe realizimin e dizajneve/vizatimeve; 2D dhe 3D.
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë.
  • Të posedoj patentshofer kategoria B

Shitëse në Showroom

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë e aftë të punoj në ekip;

Arkatare

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë përvojë në arkë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë e aftë të punoj në ekip.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV;
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: info@portalpune-hrkosova.com

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Menaxher I showroomit, Shitese, Arkitekt etj).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Shtator 2021.

Shikime 1354
Kategoria Të tjera
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC