Banka për Biznes

Këshilltar për klientë biznesi NVM (m/f) (Dega Gjilan)

	 	 

Këshilltar për klientë biznesi NVM (m/f)

Dega Gjilan

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomik, apo në një fushë tjetër të ngjashme;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në sistemin bankar;
  • Njohuri të procesit të kredive, operacioneve dhe produkteve bankare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, negocimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike, i/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Nivel i pranueshëm gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (NVM) përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Monitoron trendët dhe zhvillimet e tregut;
  • Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
  • Vlerëson riskun kreditor;
  • Përgatitë prezantimin përpara këshillit kreditor;
  • Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
  • Realizon tragetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit të NVM;
  • Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri të pagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
  • Krijon relacione afatgjatë dhe profesionale me klientë;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 19 Shtator 2021.

Shikime 1234
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC