Kosovo 2.0

Zyrtar/e të Web-it dhe Rrjeteve Sociale

	 	 

Aplikoni tani për të punuar me ekipin e K2.0

Jemi në kërkim të një specialisti/eje me përvojë, pasionant/e dhe kreativ/e të Rrjeteve Sociale dhe Web-it që t’i bashkohet ekipit tonë. Ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë sonë në rrjetet sociale në mënyrë që ta rrisim praninë tonë online si dhe publikimin e përmbajtjes sonë në Web. Ju do të punoni bashkë me ekipin Redaktues dhe atë të Produksionit.

Detajet kryesore:

  • Pozita: Zyrtar/e e Web-it dhe Rrjeteve Sociale
  • Orari: 40 orë në javë
  • Vendi: Prishtinë
  • Afati i fundit për aplikim: 28 Shtator, 2021
  • Fillimi i punës: Tetor, 2021

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e rrjeteve sociale dhe përmbajtjës së Web-it;
  • Monitorimi dhe moderimi i komenteve në Rrjetet sociale dhe Web;
  • Zhvillimi, implementimi dhe menaxhimi i strategjisë sonë në Rrjetet sociale;
  • Përcaktimi i tregue sve kryesorë të performancës(KPIs), vendosjen e objektivave dhe rritjen e performancës;
  • Mirëmbajtjen e identitetit të brendit përmes komunikimeve në Rrjetet sociale dhe në Web;
  • Matjet dhe raportimi periodik tek ekipi redaktues rreth arritjeve në Rrjetet sociale dhe Web;
  • I/e mirë-informuar rreth përditësimit të praktikave dhe teknologjive më të mira të Rrjeteve sociale;
  • Puna me ekipin redaktues dhe të dizajnit për t’u siguruar se përmbajtja është informuese dhe tërheqëse.
  • Bashkëpunimi me ekipet redaktuese, vizuale dhe zhvilluesit e Web-it për mirëmbajtjen dhe funksionimin e Web-it dhe Rrjeteve sociale;
  • Monitorimi i SEO dhe përdorimit dhe sugjerimit të optimizimit të përmbajtjeve;
  • Komunikimi me profesionistë e industrisë dhe influencues përmes mediave sociale për krijimin e rrjetit të fortë;
  • Sigurimi i feedback-ut konstruktiv;
  • Respektimi i rregullave dhe rregulloreve.

Kërkesat:

  • 2 vite përvojë pune si specialist/e i Rrjeteve sociale ose e ngjajshme;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Facebook, Twitter, Instagram dhe praktikave te rrjeteve tjera sociale;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Sistemeve të Menaxhimit të Përmbajtjes siç është Wordpress;
  • Të kuptuarit e SEO dhe metrikat e trafikut në Web (si Google Analytics);
  • Përvojë në kryerjen e hulumtimeve të audiencës dhe personave blerës;
  • Të kuptuarit e mirë të KPI-ve të Rrjeteve sociale;
  • Njohuri në dizajnin dhe publikimin në Web;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në kryerjen e disa punëve në të njejtë kohë;
  • Aftësi në të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të punës ekipore;
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Aftësi të shkëlqyera interpersonale, prezantuese dhe komunikuese;
  • Diplomë BSc në Marketing ose fushën përkatëse është plus;

Afati i fundit për aplikim është 28 shtator 2021. Për të aplikuar, ju lutem klikoni në butonin “Apliko” dhe përfshini:

-        CV-në tuaj

-        Referenca

Shikime 2049
Kategoria
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC