Stacioni i Autobusëve "Prishtinë"

Ftesë për Ankand Publik (Dhënia e hapësirave/lokaleve me qira)

	 	 

FTESË PËR ANKAND PUBLIK

(Dhënia e hapësirave/lokaleve me qira)

  1. Dhënia e hapësirave afariste me qira

NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë njofton të gjithë të interesuarit se ofron hapësirat/lokalet  për qiradhënie përmes procedurës  së ankandit publik, si në vijim:

Nr.

Njësia

Sipërfaqja/m²

Nr. i lokalit/hapësirës

Çmimi

fillestar/€

1 Autolarje 
  •   534.13 Lokal
  •  1,066.87 Oborr/terase
25

1,500.00

2

Hapësire per parking

539.00

33

430.00

3

Hapësire per parking

435.96

34

500.00

5

Sportel

3.00

3

200.00

6

Lokal

8.32

17

174.72

7

Lokal

8.32

18

174.72

8

Zyre

382.94

22

800.00

Shënim: Të gjitha çmimet janë pa TVSH.

Kriter i dhënies se kontratës është çmimi më i lartë i ofruar. Ne rast qe ekziston vetëm një oferte lidhur me njësinë afariste te caktuar, Bordi i Drejtoreve te ndërmarrjes ka te drejte te beje negociata me palën e interesuar lidhur me çmimin final te njësisë afariste te caktuar.

Preferencat e dëshirueshme për lëshimin hapësirave me qira gjate procesit të ankandit:

  • Për njësinë “Autolarje” numri i lokalit 25, preferohet ndonjë veprimtari për autolarje, parking te veturave, auto-taksive apo ndonjë kompani autotransportuese për shfrytëzim për nevojat e veta parkimi dhe larje te autobusëve.
  • Hapësira për parking ne numrin rendor 2, numri i lokalit/hapësirës 33 gjendet përballe hapësirës afariste “Autolarja” dhe mund te përdoret për parking te veturave, autobusëve apo mjeteve tjera.
  • Hapësira për parking ne numrin rendor 3, numri i lokalit/hapësirës 34, gjendet te hyrja kryesore e ndërmarrjes, përballë rrethit i cili e lidhe stacionin me lagjen Kalabria. Hapësira mund te përdoret për parking te veturave, autotaksive, autobusëve apo mjeteve tjera.
  • Për sportelin nr.3 preferohet zyre, apo veprimtari e ngjashme për kompanitë
  • Për lokalet nr.17, nr.18, si dhe për hapësirën afariste “Zyre” preferohet zyre, apo veprimtari të ngjashme, për kompani autotransportuese, apo ndonjë veprimtari tjetër e lejuar dhe e cila nuk bie ndesh me veprimtarinë e NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë ;

Të drejtë pjesëmarrje kanë personat juridik. Si dëshmi ofrojnë certifikatën e regjistrimit te biznesit. Afati i dhënies me qira është një (1) vjeçar me mundësi vazhdimi, bazuar ne rregulloren e brendshme lidhur me lëshimin e hapësirave me qira dhe vendosjen e objekteve.

  1. Kushtet dhe obligimet tjera
  • Nga e drejta e pjesëmarrjes në ankand janë të përjashtuar të gjithë debitorët që kanë obligime të pa shlyera ndaj ndërmarrjes NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë.
  • Te gjitha palët e interesuara mund t’i shikojnë hapësirat/lokalet çdo ditë pune nga ora 08:00 deri me 16:00.
  • Afati për dorëzimin e ofertave është deri me 16.09.2021, ora 14:00, hapja e ofertave bëhet në orën 14:30.
  • Ofertat dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe dorëzohen në zyrën e arkivit të ndërmarrjes.
  • Të drejtë pjesëmarrje në hapjen e ofertave kanë të gjithë ofertuesit.
  • Palët fituese ne afatin prej 5 ditësh pas mbylljes se procedurës së ankandit duhet ti nënshkruajnë kontratat mbi qiranë, dhe te bëjnë pagesën e faturës se pare.
  • Informatat me të hollësishme mund të merren përmes emali-t: : contact@sap-rks.com. apo ne numër te telefonit 038 551 333.

 

Shikime 353
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC