Hoja

Consulting Sales Engineer

	 	 

Consulting Sales Engineer

Hoja është një kompani e konsulencës e përkushtuar në ofrimin e një pakete shërbimesh për të ndihmuar individët, ekipet dhe kompanitë të përmbushin potencialin e tyre përmes praktikave të mirëfillta të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe operacionale. Zyrat tona janë të vendosura në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Daikin është emër i njohur globalisht për statusin e tij si një pionier në sistemet e ajrit të kondicionuar me revolucionet e industrisë si VRV® dhe për kontrollin ‘inverter’. Blerjet e fundit kanë forcuar dhe zgjeruar gamën e produkteve të tyre në fusha të tilla si ngrohja, ftohja, ftohja industriale dhe ventilimi dhe i lejon të ofrojë një linjë të plotë të zgjidhjeve të aplikueshme për kërkesat për objekte banimi, për tregti si dhe industri.

Për të mbështetur praninë e shtuar në tregun Kosovar, Daikin është duke kërkuar një person shumë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për të përmbushur detyrat si më posht:

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i Daikin dhe produkeve të tij tek investitorët, kontraktorët, konsulentët, projektuesit, arkitektët dhe kompanitë e instalimit;
  • Zhvillimi dhe forcimi i pozicionit të Daikin në tregun e Kosovës;
  • Merrja e përgjegjësisë për të gjitha kërkesat e klientëve duke përfshirë: zhvillimin e projektit, përzgjedhjen e pajisjeve, mbështetjen para dhe pas shitjes, zgjidhjen e problemeve, etj;
  • Marrja dhe mbajtja e njohurive për aplikimin e produkteve Daikin, po ashtu edhe për mjedisin tregtar.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkencat teknike ose arsim tjetër i lartë me interes në teknologjinë HVAC (Ventilim, Ngrohje, Kondicionim i Ajrit);
  • Njohuri të thella për tregun Kosovar në fushën e kondicionimit, ngrohjes, ventilimit dhe ftohjes;
  • Personalitet i drejtuar kah shitja dhe shkathtësi të mira të komunikimit, prezantimit dhe atyre ndërpersonale dhe komerciale;
  • Personalitet pro-aktiv, dinamik dhe i orientuar drejt punës në ekip;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze;
  • Patentë shoferi të kategorisë B dhe gatishmëria për të udhëtuar.

Daikin ofron:

  • Trajnime të hollësishme për produktet tona;
  • Perspektiva afatgjatë në një kompani ndërkombëtare;
  • Mjedis i këndshëm pune.

Konkursi është i hapur deri më 20.09.2021

Në subject të e-mailit duhet të ceket pozita të cilën aplikoni. Të gjithë të interesuarit, dërgoni CV-në tuaj në: hr@hoja-ks.com

Shikime 1042
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC