Banka Kombëtare Tregtare

Specialist / Senior Specialist i Bankingut Privat

	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita                           Specialist/ Senior Specialist i Bankingut Privat
Lokacioni                      Zyra Qendrore dhe Degët e BKT-së
Data e Hapjes:             06.09.2021
Data e Mbylljes:          19.09.2021
Shkollimi:                     Diplomë Baçellor
Njohuri e Gjuhës:        Anglisht

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, menaxhimi dhe rritja e portofolit personal të klientëve të bankingut privat,
  • Idenfitikimi i klientëve të rinj dhe mbajtja e atyre ekzistues,
  • Prezentimi i produkteve/shërbimeve të ofruara nga banka në përputhje me konceptin e bankingut privat dhe të sigurohet që klientët vazhdimisht të informohen për produktet e reja,
  • Informimi i klientëve në lidhje me platformën Smart Invest dhe këshillimi i tyre rregullisht për zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare,
  • Përgatitja e marrëveshjeve të kredive dhe të gjitha kontratave përkatëse gjatë financimit të klientëve të bankingut privat,
  • Të jap përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe të personalizuara,
  • Të kontriboj në përmirësimin e procesit të bankingut privat, për të arritur efikasitetin dhe kënaqësinë e klientit,
  • Të fokusohet në shitje të ndërthurura/kryqëzuara (cross-selling) për të arritur objektivat e të ardhurave nga interesi dhe jo-interesi,
  • Të analizoj, hulumtoj dhe kuptoj tregun dhe konkurrencën,
  • Të vizitoj dhe të kontaktojë rregullisht klientët, për të përgatitur raporte për eprorët dhe departamentet përkatëse në lidhje me vizitat e kryera,
  • Të raportoj tek eprorët zhvillimet e portofolit.

Kualifikimet:

  • Diplomë baçellor ose absolvent në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, ose Banka dhe Financa,
  • Minimum 3 vite përvojë në bankingun privat /retail, veçanërisht në mbledhjen e depozitave,
  • Njohja e produkteve bankare, instrumenteve financiare dhe tregjeve financiare ndërkombëtare,
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, në të folur dhe aftësi ndërpersonale të komunikimit,
  • Aftësi organizative për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore,
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe raportimeve,
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur (preferohet njohja e gjuhës turke),
  • Patent shoferi (kategoria B).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/.Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

BKT Footer

Shikime 786
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC