Meridian Express

Menaxher/e i/e Pikës - Food Service (Prishtinë, Prizren)

	 	 

Vende të lira të punës

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 41 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të  vetëm që të shërbejmë konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në poziten e lirë si më poshtë:

Pozita: Menaxher/e i/e Pikës - Food Service

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizmi dhe dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve ditore në këndin e ushqimit, si përgatitjen e ushqimit, shërbimin ndaj konsumatorit, higjienën, sigurinë e ushqimit, sigurinë në punë e të tjera
  • Delegimi dhe mbikëqyrja e personelit në këndin e ushqimit me qëllim të ofrimit të ushqimit kualitativ dhe kujdesit ndaj klientit
  • Përkujdesja për stokun, pajisjet dhe asetet në këndin e ushqimit
  • Porosia e produkteve ushqimore, ambalazheve, aseteve e të tjera sipas procedurave
  • Përgjegjës për implementimin e politikave dhe procedurave të kompanisë me qëllim të arritjes së rezultateve

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative
  • Aftësi lidershipi
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientë
  • Aftësi për të qëndruar i/e qetë nën presionin e kohës
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë me ndërrime (paradite dhe pasdite).

Pozita është e hapur në Prizren dhe në Prishtinë

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën apliko@meridianexpress.com.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 03 Tetor 2021.

Shikime 2574
Kategoria Gastronomi
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC