SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Sallë Trajnimi

	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton ofertuesit e specializuara dhe të interesuara për sallë të mjaftueshme, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave si dhe për aktivitete tjera. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

LOT 1 Sallë Trajnimi

  • Sallë trajnimi e cila ka kapacitet për 20-30 persona;
  • Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, session plenar apo format tjetër;
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit Ofrimi I kafes (3 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave;
  • Dreka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkangjisni menynë: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë).

LOT 2 Sallë Konference

  • Sallë për konferencë e cila ka kapacitet për 50-150 persona;
  • Salla të jetë e përshtatshme për konferencë, sesion plenar, mbrëmje humanitare apo evente tjera;
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë pauzave Ofrimi I kafes (3 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave;
  • Dreka/ Darka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkangjisni menynë: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë).

Salla duhet të jetë në dispozicion përafërsisht 2 deri 4 herë në vit.

E gjithë hapësira e ofruar duhet të jetë ne përputhje me respektimin e masave te marra sipas Manualit per mbrojtje nga COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Salla duhet të jetë e pajisjur me:

  • Internet të shpejtë;
  • Projektor;
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart);
  • Mundësi për printim (e preferuar).

Sallat duhet të jenë me lokacion në Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga qendra e Prishtinës

Dokumentet e nevojshme:

  1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI;
  2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh;
  3. Oferta financiare e ndarë me cmime për: sallë, ujë, kafe dhe drekë/ darkë;
  4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare.

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë;
  2. Pas plotësimit të kritereve -Çmimi më i lirë.

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë.

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës dhe pronari nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe vërtetimin tatimor

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy Lotet njëkohësisht, duke i dorëzuar ofertat ndarazi sipas LOT-it përkatës.

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko (zarf) 2 kopje të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin: LOT 1 “Oferta për Sallë Trajnimi” dhe LOT 2 “Oferta për Sallë Konference” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 04.10.2021 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velania 1 Tetori p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00

Shikime 485
Kategoria Logjistikë
Skadon 8 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC