Kujtesa

Senior Full Stack Developer (2 Punëtorë)

Shpërndaje
	 	 

Konkurs: 2 Punëtorë në Departmentin e Zhvillimit

Pozita: Senior Full Stack Developer

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikimi i dizajnit të përgjithshëm të aplikacionit të ueb-it.
  • Ruajtja e cilësisë dhe sigurimi i vazhdueshëm i funksionimit të aplikacioneve.
  • Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipës inxhinierike dhe të zhvillimit për dizajnin dhe zhvillimin e tipareve ‘features’ të reja.
  • Mirëmbajtja dhe organizimi i kodit.
  • Kuptimi dhe zbatimi i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

Kualifikimet:

  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në zhvillim, si ‘Senior Full Stack Developer’.
  • Të ketë të përfunduar shkollën e lartë; preferohen kandidatë të cilët kanë të përfunduar Magjistraturën.
  • Njohuri të larta dhe eksperiencë me gjuhët programuese të ‘front dhe back end’: PHP, Javascript, Python, Ruby, Java, .NET, etj.
  • Njohuri dhe eksperiencë me librari dhe struktura të avancuara të Javascript si: AngularJS, KnockoutJS, BackboneJS, ReactJS, etj.
  • Përvojë zhvillimi për dy pajisjet, mobile dhe desktop.
  • Përvojë me ‘cloud message API’ dhe përdorimin e ‘Push Notification’
  • Përvojë pune me dizajnerë grafik dhe konvertimin e dizajneve në elemente funksionale dhe vizuele.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin apo CV-në, në e-mail adresën, duke cekur në ‘Subject’ pozitën për të cilën kandidoni: 

hr@kujtesa.com

Konkursi është i hapur nga data 30 Janar deri më 22 Shkurt 2019.

Shikime 996
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC