Kadiu Group

Vende të lira të punës (Gjilan, Prishtinë, Prizren, Gjakovë)

	 	 

Kadiu Group, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë dhe Shqiperi, me nje eksperience mbi 26 vjeçare dhe me nje rrjet dyqanesh ne qytetet kryesore ne Kosove, shpall konkurs per pozitën:

  1. Arkatare (Gjilan)
  2. Përfaqësues i Shitjes për Regjionin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës
  3. Depoist për Regjionin e Prishtinës
  4. Shofer / Motorrist për Regjionin e Gjakovës

Arkatare (Gjilan)

Kriteret:

  • Te jete e moshes 23-35 vjec.
  • Te kete arsim te larte ne Degen Ekonomik (preferohet Finance).
  • Preferohet te kete nje eksperience si arkatare.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese.
  • Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit.

Përfitimet tuaja

  • Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional.
  • Vend pune modern dhe të sigurte.
  • Pagë mbi mesatare dhe të rregullt.
  • Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj.

Perfaqesues i Shitjes për Regjionin e Prishtines, Prizrenit, Gjakoves dhe Vushtrrise

Detyrat:

  • Mbikëqyrje e klientëve ne rajonin përkatës
  • Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
  • Kontaktim dhe ofertim i klientëve te ri
  • Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
  • Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve te tjera.

Kriteret:

  • Te jete i moshes deri 35 vjec.
  • Te kete arsim te larte
  • Preferohet te kete nje eksperience te meparshme ne fushen e shitjeve
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese
  • Te disponoje Patente shoferi.
  • Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit

Shofer/Motorrist për Regjionin e Gjakoves

Detyrat:

  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin.
  • Respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
  • Njeh mirë rrugët e Kosoves.
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga eprori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
  • Raporton për raste abuzimi dhe shpërdorimi të produkteve.

Kriteret:

  • Ka të paktën 5 vite eksperiencë pune si Shofer ne kompani distribucioni.
  • Te jete i moshes 25-40 vjec.
  • Te disponoje Patente shoferi te vlefshme
  • Te jete me banim ne regjionin e Gjakoves

Depoist per Regjionin e Prishtines

Detyrat:

  • Pranimi i produkteve
  • Dokumentimi i pranimeve, levizjeve magazinore etj.
  • Skenimi i faturave për kalkulim
  • Levizja e mallërave në hapsirat shitëse
  • Menaxhimi i palimit në depo

Kriteret:

  • Ka eksperiencë pune si Depoist ne kompani distribucioni.
  • Te jete i moshes 25-40 vjec.
  • Te disponoje Patente shoferi.
  • Preferohet te banoje ne Lipjan

 Përfitimet tuaja nga punësimi tek kompania Kadiu shpk:

  • Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
  • Vend pune modern dhe të sigurte
  • Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
  • Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: hr@kadiu.al, duke shenuar poziten per te cilin aplikon ne subjektin e emailit.

Afati per aplikim: 02 Tetor, 2021

Shikime 1654
Kategoria Financa
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC