Rrjeti i Grave të Kosovës

Thirrje për Ofertë - Dizajner/Kompani të Dizajnimit - Fuqizimi I Pjesëmarrjes së Grave në Politikë

	 	 

THIRRJE PËR OFERTË

PËR 

DIZAJNER/KOMPANI DIZAJNI 

PËR KRIJIMIN E FUSHATËS VETËDIJËSUESE SI PJESË E NISMËS “FUQIZIMI I PJESËMARRJES SË GRAVE NË POLITIKË”

TERMAT E REFERENCËS

HYRJE 

Pjesëmarrja e grave në politikë në nivelin nacional dhe atë lokal mbetet ende e ulët. Sado që Ligji për Barazi Gjinore (LBGj|) siguron përfaqësim të barabartë (50% me 50%) ndërmjet grave dhe burrave në të gjitha nivelet, megjithatë Ligji për Zgjedhjet ende nuk është në përputhje me këtë ligj, e po ashtu dënimet për mos zbatimin e LBGJ-së janë të rralla. Gratë me aftësi të kufizuara, si dhe gratë rome, ashkalike, egjiptiane dhe gorane nuk janë të përfaqësuara fare.

Ndër sfidat kryesore të grave në politikë janë; normat gjinore që presupozojnë se gratë nuk kanë aftësi udhëheqëse; ngurrimi i partive politike për të përfshirë gratë, financim i mangët nga partitë si dhe paraqitje të pakta mediale të grave politikane/kandidate; kufizimet e grave për shkak të përgjegjësive në shtëpi; si dhe lidhjet e dobëta me votuesit. Për më tepër, gratë kandidate nuk kanë burime financiare për të përmirësuar lidhjen e tyre me votuesit.

Që nga themelimi zyrtar në vitin 2003, Rrejti i Grave të Kosovës (RrGK) ka udhëhequr disa nisma për të mundësuar përfaqësimin e barabartë të grave në procese vendimmarrëse. 

Kësaj radhe, si pjesë e nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, RrGK kërkon që të kontraktojë një dizajner apo një kompani të dizajnit për hartimin/krijimin e një fushate vetëdijësuese efektive për t’i inkurajuar qytetarët që të votojnë për më shumë gra në zgjedhjet lokale.

Kjo fushatë do të përfshijë disa materiale promovuese për publikun si dhe do të materiale për rrjete sociale, ashtu siç detajohet në vijim.

 

QËLLIMI

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është që të:

1) rrisë vetëdijen e votuesve rreth rëndësisë që ka votimi i më shumë grave në zgjedhjet lokale; dhe

2) angazhimi i grave në procese politike dhe vendimmarrëse, sidomos të atyre nga grupet e margjinalizuara. 

Kjo fushatë vetëdijësuese ka më shumë se një audiencë të vetme, duke përfshirë këtu votuesit, mediat, si dhe qytetarët në përgjithësi. Këto do të diskutohen gjatë takimit në fillim të bashkëpunimit me dizajnerin/kompaninë e dizajnit.  

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Materialet që kërkohen janë:

  • 10-13 dizajne për rrjete sociale (fotografi dhe tekst) për t’u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për më shumë gra;
  • 2 video animacione (gjatësia mesatare e tyre do të jetë 4-6 sekonda);
  • 2 dizajne për broshura, të cilat do të rrjedhin nga dizajnet më të mira të rrjeteve sociale;
  • Printimi i broshurave, nëse shërbimi ofrohet nga kompania juaj.

Përveç në gjuhën shqipe, disa prej materialeve do të përgatiten/përshtaten edhe në gjuhën angleze dhe atë serbe. RrGK do të sigurojë të gjithë përmbajtjen për këto materiale (do të diskutohet edhe me dizajnerin/kompaninë e dizajnit), përkthimin e materialeve, si dhe do të punojë ngushtë me dizajnerin/kompaninë e përzgjedhur gjatë gjithë procesit të punës. Të gjitha materialet duhet të prodhohen në bashkëpunim të ngushtë me RrGK-në, duke siguruar që dizajnet të jenë në përputhje me misionin dhe vizionin e RrGK-së si dhe të ndjekin rregullat e përcaktuara për dukshmërinë e këtyre materiale nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë.

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E OFERTËS

Dizajnerin/kompaninë e dizajnit pritet të fillojë punën brenda pak ditësh pas kësaj thirrje për afatin e ofertës. Kalendari i përafërt do të jetë si më poshtë:

Shpallja e tenderit

1 Shtator 2021

Dorëzimi i tenderit

15 Shtator 2021

Dhënia e tenderit

17 Shtator 2021

Takimi informativ

20 Shtator 2021

Drafti i parë i dorëzimit të materialit

23 Shtator 2021

Materiali final         

27 Shtator 2021

Drafti i parë i video animacionit        

29 Shtator 2021

Video animacioni final     

1 Tetor 2021


DORËZIMI I OFERTAVE

Ofertat duhet të përfshijnë:

1) një propozim të shkurtër teknik me shembuj dhe/ose ide për fushatën;

2) një portofolio me punë krahasimore që demonstron kapacitetet; dhe

3) një propozim financiar.

Dokumentet duhet të dërgohen në procurement@womensnetwork.org më së largu deri më 15 shtator 2021, ora 17:00, me titullin “Fushate Vetëdijësuese - Zgjedhjet”.

Vetëm dizajnerët/kompanitë e dizajnit e suksesshëm do të kontaktohen!

Shikime 488
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC