NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier i Elektrikës

	 	 

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:               Inxhinier i Elektrikës

Departamenti:       Mirëmbajtje

Lokacioni:              Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier për Mirëmbajtje Elektrike

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë ndihma dhe mbështetja në kuptim të:

  • Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, dhe koordinon punët rreth riparimeve të pajisjeve, dhe instalimeve elektrike;
  • Mirëmban planet javore, mujore dhe vjetore të mirëmbajtjes;
  • Mban dhe dorëzën raporte ditore, javore në lidhje me inspektimin dhe mirëmbajtjen;
  • Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente;
  • Bashkëpunon me sektorët tjera të mirembajtjes dhe prodhimit në NFN sipas nevojës;
  • Planifikon furnizim me material elektrik, për pajisje dhe pjesë rezervë;
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara, në vendin e punës;
  • Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë;
  • Gjatë punës në objekte përkujdeset për sigurinë e punëtorëve;
  • Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme në fushën e inxhinierisë elektrike.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektroenergjetikë/Sistemet;
  • Elektroenergjetike;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Aftësi te mira kompjuterike, përfshirë produktet e Microsoft Office si dhe aplikacione të ndryshme të programeve të Elektrikës;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe organizative Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 30/09/2021, në adresën e e mailit hr@ferronikeli.com ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Elektrikës”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

 

Shikime 1576
Kategoria Elektronikë
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC