Shpërndaje
	 	 

EPPC Kosovë në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Këshilltar të Lartë për Biznesin e Burimeve Njerëzore.

Përgjegjësitë Kryesore:                               

  • Njeh dhe kupton mirë industrinë ku klienti operon, nevojat dhe kërkesat e tij, si dhe ambientin dhe kulturën e punës;
  • Krijon marrëdhënie me klientë potencial me qëllim ndërtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes palëve;
  • Ofron mbështetje operacionale në të gjitha aspektet e promovimit të shërbimeve të kompanisë përmes kanaleve të ndryshme;
  • Analizon trendet e industrisë nëpërmjet update-timit të aktiviteteve të konkurrencës në treg; Raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.
  • Ofron konsulencë për klientët dhe kandidatët në lidhje me paketat financiare, trajnime dhe zhvillimin në karrierë;
  • Identifikon, krijon dhe zhvillon marrëdhënie me kandidatura të përshtatshme sipas nevojave dhe pozicioneve, nëpërmjet procesit të kërkimit të drejtëpërdrejtë;
  • Organizon intervistat sipas kërkesave të klientit dhe informon kandidatët për rezultatet pas intervistave;

Kërkesat për këtë pozicion janë:               

  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në sektorin e shitjeve, marrëdhënie me klientin, burimeve njerëzore, etj;
  • Të zotëroj shumë mirë gjuhën angeleze, në të folur dhe të shkruar; (kriter i domosdoshëm)
  • Të jetë person me iniciativë dhe të jetë bashkëpunues;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti.

Të dhënat:                                                        

Pozicioni: Këshilltar të Lartë për Biznesin e Burimeve Njerëzore;

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë;

Orari: 40 orë në javë;

Pagesa: Shumë e mirë;

Kontrata: Sipas Kodit të Punës;

Aplikimet mbyllen: 15.02.2019.

Si të aplikoni                                                   

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 

TAGS: EPPC Kosova, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US