Komuna e Pejës
Drejtorë (4)
Shpërndaje
	 	 
 

Në bazë të dispozitave të nenit 16 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni Komunal i Aksionarëve të Stacionit të Autobusëve në Pejë SH.A. Pejë, merr Vendim për të perseritur publikimin e Konkursit nr.01.11/01-0150476/18 të datës 15.11.2018, andaj e publikon serish  këtë:

KONKURS

Pozita: Drejtor në Bordin e Drejtorëve të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.

Numri i pozitave: 4

Kohëzgjatja e mandatit: 3 vite

Vendi i punës: Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve

  • Administron dhe ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të veprimtarisë së zyrtarëve të N.P.L. dhe merr vendime për N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë sipas kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.
  • Zgjedhë, zëvendëson, shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.
  • Zgjedhë dhe emëron zyrtarët në N.P.L.
  • Miraton Planin, Raportin e Punës dhe Raportin Financiar të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë për periudha të caktuara kohore dhe njëherazi rekomandon për miratim këto raporte tek KKA dhe Kuvendi Komunal.
  • Miraton dokumentet si: Statutin, Skemën organizative dhe sistematizimin e vendeve të punës etj.
  • Propozon ndërmarrjen e hapave të ndryshëm për administrim sa më të mirë N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë
  • Për punën e vet, Bordi i përgjigjet KKA-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diploma e fakultetit ose ekuivalente lidhur me trajnimin dhe përvojën.
  • Të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë në nivel të lartë të menaxhimit në fushën e administrimit të biznesit, financa të korporatave, financa, menaxhim të thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës dhe njohurisë e cila ka të bëjë  me veprimtarinë afariste të N.P-së ose për së paku 5 (pesë) vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të N.P-së;
  • Drejtori në Bordin e Drejtorëve të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë duhet të jetë person me integritet të dëshmuar i cili i plotëson kushtet e parapara me dispozitat e nenit 17.1 m, 17.2, 17.3, 17.4 dhe 17.4 a) të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike, gjegjësisht Ligjit mbi Ndryshim-Plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009.

Njohja e gjuhëve të huaja dhe e punës me kompjuter do të konsiderohen përparësi.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë, kërkesës për punësim duhet t’i bashkëngjisin:

  • CV me shembuj të qartë për të arriturat në punë
  • Certifikatën e lindjes
  • Dëshmi për shtetësinë e Kosovës (kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës)
  • Përgatitjen shkollore (diploma dhe kualifikimet profesionale)
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Certifikatën që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 6 muaj
  • Letrën e motivimit
  • Deklaratën me shkrim se i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 17.1 dhe 17.2 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike. Aplikanti personalisht duhet ta plotësojë dhe nënshkruaj me datë deklaratën nën betim ku pohon që i përmbushë aspektet e pranueshmërisë, pavarësisë dhe Çdo keqinterpretim material, pa qëllim apo nga neglizhenca, apo ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e lartpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Komunën e Pejës (ndërtesa e Administratës) ose përmes postës.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

Aplikacionet e pranuara pas afatit dhe aplikacionet që u mungojnë dokumentet relevante nuk do të merren parasysh nga Komisioni Komunal i Aksionarëve.

Vërejtje shtesë:

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Emërime të Larta. Kështu që kandidatët informohen që emrat, poentimet dhe kualifikimi si “kandidatë që mund të emërohen” i kandidatëve me vlerësimin më të lartë në këtë garë mund të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që pas aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për këtë nga kandidati.

 

TAGS: Komuna e PejesKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 917
Kategoria Të tjera
Skadon 66 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US