SOS Fshatrat e Fëmijëve
Asistent Administrativ
Shpërndaje
	 	 

PUNONJËS PËR ZYRËN E SOS Fshatit të Fëmijëve Asistent Administrativ / Orar i plotë M/F

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Përgjegjës për punën e përgjithshme administrative ditore në SOS Fshatrat e Fëmijëve;
  • Ofron mbështetje për Drejtorin e Programit / lokacionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë relevantë të SOS Fshatit të Fëmijëve për të bashkërenduar aktivitetet administrative;
  • Përgjegjës të asistojë në punët e përditshme të Drejtorit të Programit / lokacionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe organizon takime të ndryshme;
  • Përgjegjës për komunikim dhe korrespondencë si me telefon, email dhe përkthim sipas nevojës;
  • Përgjegjës për dokumentim të takimeve (përgatitje të agjendës dhe mbajtje të procesverbalit);
  • Përgatit, mirëmban dhe arkivon dokumentacionin;
  • Përgjegjës për mbikëqyrje të dosjeve të punonjësve;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe monitorimin e orareve të punës, dosjeve të pushimit të punonjësve;
  • Përgjegjës për mirëvajtjen e parave të imëta të SOS Fshatit të Fëmijëve dhe përcjellë shpenzimet ditore dhe të hyrat përmes transaksioneve në para të gatshme.
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe mirëmbajtjen në baza ditore të Regjistrit të Parave të Vogla për SOS Fshatin e Fëmijëve, kuponëve dhe faturave.
  • Përgjegjës për përgatitjen e urdhëresave/kërkesave bankare në bazë të faturave të pranuara.
  • Mbikëqyr inventarin e projektit dhe është përgjegjës për regjistrimin e listës së inventarit;
  • Asiston në fushata për mbledhje të fondeve;
  • Mban korrespondencë me partnerët dhe donatorët e rinj dhe ata ekzistues;
  • Siguron mbështetje profesionale në bashkërendimin dhe zbatimin e punëve dhe çështjeve administrative gjatë procedurave të rekrutimit në Zyrën e SOS Fshatit të Fëmijëve.
  • Përgjegjës për konfidencialitetin e të dhënave të personelit.

KRITERET E NEVOJSHME:

  • Diplomë universitare në administrim ose menaxhim biznesi, gjuhë angleze ose shkenca sociale.
  • Eksperiencë profesionale në punë administrative të zyrës (2-3 vite).
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (në të shkruar dhe verbale);
  • Gatishmëri të identifikohet me vizionin, misionin dhe vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
  • Njohuri të mira të çështjeve administrative / financiare.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, interpersonale dhe komunikuese;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter.

NE OFROJMË

  • Ambient mbështetës të punës me mundësi për ngritje profesionale.
  • Kushte të mira pune.

Orët e punës

  • 40 orë në javë

Afati i fundit për aplikim është më 23 janar 2019 përmes emailit: HR.Recruitment@soskosova.org. Dokumentet e nevojshme për aplikim: formulari i aplikimit (sigurohet nga uebsajti http://www.soskosova.org; CV; letra shoqëruese pse mendoni se jeni kandidati i duhur; kopje të Diplomave, Certifikatave dhe Referencave; Certifikatë nga gjykata që konfirmon se nuk keni të kaluar kriminale (vlen vetëm për kandidatët të cilët ftohen në rrethin e fundit). Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare, organizatë e zhvillimit social që është aktive në fushën e të Drejtave të Fëmijëve duke mbështetur nevojat dhe shqetësimet e tyre që nga viti 1999, duke u ofruar fëmijëve të braktisur dhe fëmijëve në nevojë një shtëpi të qëndrueshme dhe përgatitje solide për jetë të pavarur.

 

TAGS: SOS Fshatrat e Femijeve PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1273
Kategoria Administratë
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US