Imex shpk
Menaxher Transporti
Shpërndaje
	 	 

IMEX.SHPK  është ndër kompanitë kryesore të transportit dhe shpedicionit në Kosove. Me më tepër se 4 vite eksperiencë ne fushën e shpedicionit dhe transportit  ,IMEX.shpk ofron një gamë të gjërë shërbimesh dhe zgjidhjesh logjistike që u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të klientëve, ndër të cilat transport ndërkombëtar mallrash dhe konteinerësh, transporte parciale nga Evropa dhe Turqia , si dhe zhdoganim mallrash.

KONKURS

Pozicioni i Punës:                Menaxher  Transporti

Vendi i punës:                      Prishtinë

Departamenti:                     Transporti dhe Logjistika

Qëllimi i pozicionit

Kompania IMEX,shpk po kërkon të rekrutojë një Menaxher Transporti, detyra kryesore e të cilit është të planifikojë, organizojë dhe koordinojë transporte ndërkombëtare të mallrave , nëpërmjet rrugëve tokësore, detare dhe ajrore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përcjell kryerjen e urdhëresave te pranuara, dhe planifikon mënyrat e transportit
  • Kryen përgatitjen e të dhënave për tranportin e dergesave, përpunimin e urdhëresave dhe përcjelljen e realizimit të tyre
  • Mbikqyr statusin e porosive dhe monitoron kostot e transportit.
  • Koordinim me të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit për të garantuar transport efikas dhe të shpejtë
  • Përgatit dokumentacionin e lëndëve dhe ju dergon financave  për faturim,
  • Kontrollon borxhet e klientëve dhe kërkesat tjera në fushën e veprimtarisë së tij,
  • Përcjell dispozitat ligjore në fushën e veprimtarisë së tij,
  • Bashkëpunon me kolegët nga sherbimet dhe sektoret e tjerë brenda kompanisë, me qëllim te avancimit të afarizmit dhe informimit sa me te mire.
  • Lokalizon partnerët e biznesit, klientët me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë cmim-shërbim,për të bashkëpunuar.
  • Krijon  dhe mban marrëdhenie korrekte me kliente, furnitore dhe partnerë të kompanisë.
  • Siguron mbarëvajtje të dokumentacioneve qe lidhen me cdo transport si dhe arkivimin e saktë të tyre, online dhe ne hardcopy.

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë  për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri në përpilim kontratash komerciale.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZITEN:

  • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim Biznesi,Ekonomi,Drejtim i Transportit apo te ngajshme(Niveli Bachelor)
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” dhe/ose” Marketing” përbën avantazh.
  • Eksperiencë 2 vjecare në fushen e transportit apo të ngjashme.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office,
  • Patent shoferi

Kandidatët i/e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
  2. Letër Motivuese,
  3. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
  4. Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
  5. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike: bujar.shatri@imex-ks.com deri me date 20.01.2019

Numri i kontaktit:049210100

Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.

 

TAGS: Imex shpkPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 578
Kategoria Transport
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC