Komuna e Mitrovicës
Drejtorë (4)
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Komuna e Mitrovicës

Komisioni Komunal i Aksionarëve për NP ,, Tregu” në Mitrovicë
Nr. 02-060/01-0096918/18-2 dt. 08.01.2019

Bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 , i Ndryshuar e Plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111, neni 4, pika 1 , pika 2 , neni 5 , pika 2 , neni 16 , pika 4 , pika 5 dhe neni 21 të Ligjit bazë, Komisioni Komunal i Aksionarëve për NP “Tregu” në Mitrovicë, në mbledhjen e mbajtur me dashtë 04.01.2019 me shumicën e thjeshtë shpallë :

K O N K U R S

Pozita: Drejtor në Bordin e Drejtorëve NP “Tregu” në Mitrovicë.

Numri i pozitave : 4 ( katër ) Kohëzgjatja e mandatit : 3 ( tri ) vjeçare Vendi i punës : Mitrovicë

Kompensimi i Drejtorëve të NP “Tregu” në Mitrovicë: Kompensimi i Bordit të Drejtorëve do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, pika 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111 .

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve:

I. Administron dhe ushtron mbikqyerje të vazhdueshme dhe rigoroze , në veçanti , të veprimtarisë së zyrtarëve në NP ,, Tregu” në Mitrovicë dhe merr vendime për NP ,, Tregu” sipas kompetencave të përcaktuara me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 , i Ndryshuar e Plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111.

II. Zgjedhë , zëvendëson dhe shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të NP ,,Tregu” në Mitrovicë .

III. Aprovon Planin , Raportin e punës dhe Raportin Financiar të NP ,, Tregu” në Mitrovicë për periudha të caktuara kohore dhe i , rekomandon për aprovim , këto raporte , tek Komisioni Komunal i Aksionarëve dhe Kuvendi i Komunës.
IV. Miraton dokumentet si :Rregullore , Skemën organizative dhe Sistematizimin e vendeve të punës etj.

V. Propozon , ndërmarrjen e hapave , të ndryshëm për administrim sa më të mirë të NP ” Tregu”.

VI. Për punën e vet Bordi i përgjigjet , Komisionit Komunal të Aksionarëve i cili një herë në vit , i raporton Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Bazuar në Ligjin për ndërmarrjet publike nr. 03/L-087 , ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111 , neni 17 , pika 17 . 3 të nenit bazë, një kandidat për tu përzgjedhur Drejtor në Bordin e Drejtorëve në NP “Tregu” duhet ti plotësoj këto kushte:

Të jetë përson me integritet të njohur, duke marrë në konsideratë , ndër të tjera çfardo shkelje materiale të detyrave financiare që mund të këtë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër

Të ketë përgatitje Universitare

Të ketë së paku 5 vite përvoj pune në nivel të lartë të menaxhmentit , në fushen e biznesit ,financave korporative , menaxhimit të thesarit , bankave , konsulencë në biznes ose nga një fushë tjetër e shkencave si dhe të jetë njohës i kontabilitetit .

Së paku 5 vite vite të ketë qenë , kontabilist public , jurist i kualifikuar ose anëtar i kualifikuar

i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngusht me veprimtarin afariste të ndërmarrjeve publike.

Të ketë njohuri për punë me kompjuter si (Ms,Word, Exel, Power Poynt, etj.)

Kushtet

Kandidati mundë të zgjidhet si Drejtor i Bordit të NP “Tregu” në Mitrovicë nëse:

Nuk ka qenë i dënuar, dhe nuk është nën hetime, nga një Gjykatë kompetente

Nuk ka shkelur, kodin etik apo standardet, e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një Gjykatë ose organ tjetër i ankesave.

Nuk ka bërë , përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim,

Nuk ka qenë në post menaxhues, të ndonjë kompanie që ka falimentuar, gjatë dhjetë (10) viteve të fundit.

Kandidati nuk mund të zgjidhet Drejtor i Bordit në NP,, Tregu” në Mitrovicë nëse :

Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për ndërmarrjet publike) menaxher i ndërmarrjes përkatëse, ose cilës do nga filialet e saja.
 Ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike , ose çiles do nga filialet e saja brenda pesë 5 viteve të kaluara.

Aktualisht ka, ose gjatë tri 3 viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale afariste ( përveç si konsumator individual i shërbimit të ndërmarrjes publike) me ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilën do nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Është aksionarë, Drejtorë ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse.

Pranon ose ka pranuar brenda tri 3 viteve të kaluara , kompensimin shtesë nga ndërmarrja publike përkatëse , ose nga cila do filial e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimin stimulus sipas nenit 20, pika 1 të Ligjit për ndërmarrjet publike nr. 03 / L- 087 i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111, ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilës do nga filialet e saj.

Përfaqëson një aksionarë, i cili posedon mbi dhjetë 10 % të aksioneve votuese në ndërmarrjen publike përkatëse.

Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse më shumë se 9 vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij.

Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të Ligjit për ndërmarrjet publike nr. 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111), i cilit do person që i takon cilës do nga kategoritë e sipërpërmendura.

Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ka ndonjë interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë zyrtar , drejtor ose aksionar ( i cili posedon më shumë se dy përqind 2 % të të drejtave të votimit) ose ka ndonjë interes të konsiderueshëm financiar, në cilën do nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në ndërmarrje.

Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore, para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra , do të ndikonte që ky person të mos jetë në gjendje, që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive ti përmbushë detyrat dhe përgjegjësit e tij ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë,kërkesës duhet t’i bashkangjesin;

C.V.

Letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës

Letër motivuese

Ekstraktin e lindjes,

Dëshminë mbi kualifikimin profesional ( nënkupton Diplomën e cila duhet të jetë e nostrifikuar tek Noteri)

Dëshminë për përvojën e punës ( e cila duhet dëshmuar me vërtetim të ATK-së)

Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata.

Vërtetimin nga Policia e Kosovës , mbi të kaluarën kriminale të aplikantëve

Deklaratën nën betim ( me anë të së cilës aplikuesi në ditën e aplikimit me anë të një formulari, deklaron se ai/ajo i përmbushë kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale, çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm, nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e lartë cekur do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm të aplikuesit.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në Komunën e Mitrovicës Rr. “Bderi Gjinaj” pn. (ndërtesa e Administratës) kati i I Zyra nr. 10.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të futet në një zarfë të mbyllur dhe dorëzohet në zyrën e lartcekur pranë NP “Tregu” në Mitrovicë, adresuar për Komisionin Komunal të Aksionarëve, pranë Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.
Konkursi do të jetë i hapur, 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga data 09.01.2019 deri me 24.01.2019 dhe shpalljes në ueb –faqen e Komunës së Mitrovicës dhe në gazetat ditore të vendit.

Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit ; 028532104-111.

 

TAGS: Komuna e Mitrovices, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 546
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC