Gjykata Themelore
Praktikantë (60)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedure e Rekrutimit të Praktikantëve në Gjykatën Themelore në Gjilan –Degët e saj , për praktikant vullnetarë (pa Pagesë), për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti

Për praktikantë vullnetarë:

K O N K U R S Nr.1/2019

1. Gjykata Themelore Gjilan 35 praktikantë
2. Dega në Kamenicë 10 praktikantë
3. Dega në Viti 10 praktikantë
4. Dega Novobërdë 5 praktikantë

Përshkrimi i detyrave të punës

Titulli i pozitës: Praktikantë
Nëpunësi mbikëqyrës: vepron nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Administratorit të Gjykatës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Ndihmon gjyqtarët në përgatitjen e lëndëve, për seanca dëgjimore dhe veprime tjera,
2. Ndihmon në hulumtime për hartimin dhe përgatitjen e memorandumeve të politikave dhe memorandumeve ligjore,
3. Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e draft vendimeve, opinioneve dhe punëve të tjera brenda zyrës,

Kualifikimet:
– Diploma e Fakultetit Juridik;
– Njohuri të procedurave gjyqësore;
– Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
– Njohuri të mjaftueshme ligjore;
– Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

Dëshmitë:
– Kopjen e letërnjoftimit
– Certifikatë që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale

VËREJTJE:
• Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
• Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Udhëzimin Administrative nr.01/2015
• Konkursi është publikuar më dt 08.01.2019 deri më dt. 22.01.2019

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjilan , Rr. Maria Shllaku Pn. në Gjilan në Zyrën e Pranimit dhe në Gjykatë.
Shkarko Aplikacionin
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
• Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhure në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18 -64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi ku konkurron.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.
Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
• Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

• Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e personelit

 

TAGS: Gjykata Themelore - GjilanGjilanKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1007
Kategoria Juridik
Skadon 3 ditë
Orari Intern
Lokacioni Gjilan
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US