Finca Kosovo
Zyrtar për zhvillim biznesi (Prishtinë dhe Fushë Kosovë)
Shpërndaje
	 	 

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI

PËR DEGËT: PRISHTINË DHE FUSHË KOSOVË

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit mikro-financiar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutëm plotësojeni aplikacionin online http://kosovo.finca.org/mundesi-punesimi/openings/ në web faqe: Kosovo.FINCA.org ose dërgoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org si dhe në hrdep@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 23/01/2019

Kosovo.FINCA.org

 

TAGS: Finca KosovoPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 442
Kategoria Banka
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US