Banka Qendrore e Kosovës
Zyrtar i Kontabilitetit
Shpërndaje
	 	 

Pozita: Zyrtar i Kontabilitetit

Departamenti: për Planifikim dhe Raportim financiar

Divizioni: i Kontabilitetit dhe Mbështetjes

I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Kontabilitetit dhe Mbështetjes

Grada: 6

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Kryen kontrollin kontabël për llogaritë e brendshme dhe të klientëve në baza ditore;
  • Hap, mirëmban dhe mbyll llogaritë e brendshme, nostro, llogaritë tjera bankare tëBQK-së si dhe kartelat bankare në emër të BQK-së;
  • Kontrollon dhe monitoron kalkulimin dhe likuidimin e interestit në llogaritë e klientëve dhe ato nostro;
  • Kontrollon dhe raporton regjistrimet kontabël dhe raportet e fund ditës (EOD), si dhe bilancin vërtetues;
  • Përgatit dhe raporton dokumentacionin e duhur për akruale, për regjistrimet kontabël të korrigjimeve, realizon regjistrimet për korrigjimet e zakonshme, për llogaritë e brendshme dhe klientëve;
  • Menaxhon normën e këmbimit të valutave të huaja (jo euro) në sistemin kontabël (sipas nevojës), si dhe raportin mbi efektet e ndryshimit të normës;
  • Përgatit raportet periodike kontabël, financiare dhe të zyrës mbështetëse sipas kërkesës;
  • Përgatit komunikimet me FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) lidhur me transaksionet e ndërlidhura me FMN, si dhe regjistrimet në llogaritë e ndërlidhura me FMN;
  • Kryen punët ditore në mungesë së zyrtarit të lartë të zyrës mbështetëse, dhe udhëheqësit të divizionit të kontabilitetit dhe mbështetjes, si dhe
  • Kryen punë tjera sipas kërkesës.

Njohuritë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa apo Ekonomik;
  • Preferohet të ketë kualifikime profesionale në kontabilitet (si SHKÇAK, ACCA, e të ngjashme;
  • Preferohet të ketë njohuri për aplikacionet e kontabilitetit (bankare),

Përvoja e kërkuar:

  • Preferohet së paku 2 vite  përvojë pune në kontabilitet, financa ose zyrë mbështetëse.

Kërkesa specifike:

  • Kujdes në saktësi, numra dhe analitikë të detajuar;
  • Aftësi të mira në komunikim.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga organizata kompetente;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

 

TAGS: Banka Qendrore e Kosoves, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 262
Kategoria Kontabilitet
Skadon 74 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US