Shpërndaje
	 	 

Pozita: Teknik (mirëmbajtës i objektit)

Departamenti i Administratës

Divizioni i Shërbimeve Administrative dhe Transportit

I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të shërbimeve administrative dhe transportit

Grada: 10

Përmbledhja e Detyrave dhe Përgjegjësive:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e përgjithshme të ndërtesës në hapësirat e brendshme si dhe ato të jashtme;
  • Riparon, mirëmban dhe instalon elemente të sistemit elektrik, hidro sistemit, ngrohjes qendrore, inventarit dhe pajisjeve të tjera;
  • Kujdeset për mbajtjen e kontakteve me autoritetet/kompanitë e specializuara teknike në rast të intervenimeve dhe asiston me rastin e riparimeve;
  • Kujdeset për të lëshuar në punë dhe ndërprerë sistemet e ngrohjes qendrore, ftohjes/klimave, gjeneratorët elektrik, ashensorët dhe pajisje tjera sipas nevojës;
  • Mban evidencë rreth servisimit të pajisjeve (gjeneratorë, ashensorë, çiler ftohës, etj.) si dhe furnizimit me derivateve te naftës te cilat janë te deponuara ne rezervuarët e këtyre pajisjeve;
  • Përgatit specifikimet teknike për furnizim me produkte dhe materiale të nevojshme për mirëmbajtje të objektit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës së jashtme – oborrit, kopshtit, etj.;
  • Kryen edhe punë te tjera sipas nevojës dhe kërkesës që vjen nga mbikëqyrësi direkt.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Të posedoj diplomë të shkollës se mesme – drejtimi teknik (ndërtimtari, makineri, elektro, hidro) ose të ngjashme;
  • Të posedoj përvojë pune profesionale së paku 3 vite;
  • Aftësi për leximin e projekteve, skicave, referencave të produkteve dhe materialeve;
  • Aftësi komunikuese dhe te jetë i gatshëm për punë ne grup;
  • Preferohet aftësi e përdorimi te kompjuterit, së paku te programeve (Word, Excel, Internet) për raportim, etj.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga organizata kompetente;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 11 janar 2019.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.

Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare www.bqk-kos.org

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

 

TAGS: Banka Qendrore e Kosoves, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Të tjera
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US