Punsohu.eu
Menaxher Regjional
Shpërndaje
	 	 

Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e rekrutimit, Punsohu.eu po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

Menaxher Regjional

Përshkrimi i Punës

Menaxhon linjën e zyrave brenda objektivit financiar që është caktuar. . Është përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e menaxherëve të zyrave, kryen kontrolla periodike të zyrave per respektimin e te gjitha standardeve që nderlidhen me menaxhimin, imazhin, procesin e aplikimit, procedimit dhe menagjimin e lëndëve të klientëve që aplikojnë në zyrat regjionale.

Përgjegjësitë e përgjithshme:

  • Të hartoj dhe përcjell realizimin e planit të biznesit;
  • Të takoj klientë ekzistues si dhe ata potencialë,
  • Të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore të punës, në koordinim me menaxherin e sektorit të koordinimit të degëve;
  • Të zbatoj politikat dhe procedurat e zyres në nivel qëndrorë;
  • Të propozoj ndryshime në procese, procedura dhe punë ditore për rritjen e efikasitetit të punëtorëve;
  • Të përcjellë vazhdimisht gjendjen e ecurisë së procedimit të aplikacioneve për punesim në Europë.
  • Të zbatoj dhe përcjellë udhëzimet nga menaxhmenti, zyra qendrore,
  • Kryen edhe punë tjera të rëndësishme për “PUNSOHU.EU, të parapara nga menaxhmenti;

Kriteret:

  • Përvojë relevante të punës minimum 2 vite në sektorin e shërbimeve
  • Diplomë universiteti në fushën relevante (ekonomi, financa, administrim biznesi ose fusha të ngjashme)
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe organizative
  • Të posedojë aftësi të mira komunikuese dhe të punës ekipore
  • Të posedojë njohuri të gjuhës angleze ose Gjermane.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën apliko@punsohu.eu.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2019

Për më shumë info rreth shërbimeve tona vizito: www.punsohu.eu

 

TAGS: Punsohu.euPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1316
Kategoria Menaxhment
Skadon 109 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US