Ministria e Administratës Publike
Administrator i Lartë i TI-së për rrjetin Shtetëror
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada - Government

Ministria e Administratës Publike

Ministarstvo Javne Uprave-Ministry of Public Administration

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit

Agencija za Informaciono Društvo - Agency of Information Society

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L–149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Administratës Publike shpall:

K O N K U R S

AGJENCIA E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT

Drejtorati i Rrjetave dhe Telekomunikimeve

Titulli i vendit të punës: Administrator i Lartë i TI-së për rrjetin Shtetëror (1 vend pune);

Nr. ref. RN00004254

Kategoria funksionale: Niveli Profesional;

Koeficienti: 7 (407.55€ bruto) + 450€ shtesë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Lloji i pozitës: i Karrierës;

Orët e punës: 40 orë në javë (me orar të plotë);

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës (pa afat të caktuar);

Periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj;

Vendi i punës: Prishtinë, ndërtesa “ish Rilindja”;

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Sektorit të Administrimit të Rrjetit Shtetëror;

Qëllimi i vendit të punës: Administrimi me rrjetin shtetëror duke përfshirë rrjetin mikrovalor, rrjetin optik, rrjetin pa tela, rrjetin VPN etj., dhe ndihmon në funksionimin e sistemit të telefonisë digjitale përmes rrjetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të udhëheqësit të Sektorit, administratori i lartë i rrjetit shtetëror bënë instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe testimin e pajisjeve të rrjetit shtetëror duke përfshirë: Core switch, router, invertor PWS, etj për të gjitha IRK-të;
  1. Përgjegjës për identifikimin, dizajnimin dhe implementimin e pajisjeve të rrjetit kompjuterik të shtetit dhe shërbimet që kanë të bëjnë me lokacionet e ndryshme te institucioneve të shtetit, gjithashtu ju përgjigjet kërkesave që vijnë nga të gjitha IRK-te lidhur me funksionimin e rrjetit kompjuterik të shtetit, identifikon dhe intervenon në evitimin e problemeve;
  2. Përgjegjës për planifikimin, dizajnimin, instalimin, konfigurimin, terminimin, administron dhe teston pajisjet e rrjetit kompjuterik të shtetit duke përfshirë: Routera, Switcha,Wireless Controller, kabllin optik, sipas nevojës edhe antena, VPN, kabllo të ndryshme të rrjetit etj;
  1. Përcjellë zhvillimet e teknologjisë informative dhe protokolleve të komunikimit dhe shërbimeve të rrjetit dhe metodave të reja për aplikimin e tyre, gjithashtu kryen vizita në institucionet qendrore dhe lokale me qëllim të identifikimit të nevojave duke rezultuar në përmirësimin e kualitetit të funksionimit të rrjetit kompjuterik shtetërorë;
  1. Bënë vendosjen dhe monitorimin e pajisjeve te rrjetit në sistemin e monitorimit të rrjetit kompjuterik shtetëror (qendra operative e rrjetit), gjithashtu bënë vendosjen e pajisjeve të rrjetit edhe ne sistemin e authentikimit (ACS);
  1. Planifikon, menaxhon dhe administron me pajisjet e rrjetit kompjuterik shtetëror në aspektin e sigurisë, duke përfshirë aspektin e sigurisë fizike dhe logjike nga pika fundore e kyçjes deri ne pajisjen qendrore core;
  1. Analizon, planifikon dhe përgatit ngritjen e nivelit të sigurisë për shfrytëzim të sigurt të rrjetit kompjuterik shtetëror;
  1. Përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnimin dhe përgatitjen e specifikimeve teknike duke dokumentuar punët e kryera;
  1. Përgjegjës për dokumentimin e rrjetit kompjuterik shtetëror duke përfshirë infrastrukturën fizike dhe logjike të rrjetit;
  1. Detyrat tjera që i caktohen nga udhëheqësi i Sektorit dhe udhëheqësi i Drejtoratit.

 

Kualifikimi dhe përvoja

 

 

1.

Diplomë universitare, shkenca kompjuterike, informatikë

 E nevojshme;

2.

Përvojë pune në fushën e TI-së së paku tri (3) vite.........................................................

E nevojshme;

3.

Trajnime dhe certifikime në CCNA................................................................................

E nevojshme;

4.

Njohja e njërës gjuhë zyrtare...........................................................................................

E nevojshme;

5.

Njohja e punës në pajisje të rrjetit (core swicha L2/3, router, Wireless Controller, VPN,

etj.)......................................................................................................................................

E nevojshme;

6.

Aftësi për të udhëhequr një ekip ose grup punues..........................................................

E nevojshme;

7.

Trajnime dhe certifikime në CCNP............................................................................

E dëshirueshme;

8.

Njohja e gjuhës angleze..............................................................................................

E dëshirueshme;

9.

Aftësi tjera të cilat kërkohen në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.

       

 

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Divizioni i Burimeve Njerëzore, kati III, zyra nr. 320, ndërtesa e “ish-Rilindjes”, Prishtinë. Aplikacioni mund të merret edhe nëpërmjet ueb faqes së Ministrisë, në linkun: https://map.rks-gov.net/institucion/Job-Vacancies/Konkurse.aspx?page=3.

Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore, në tel: 038/ 20030002 ose 038/20030556, prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda katër (4) ditësh.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga data e publikimit në njërën nga gazetat ditore përkatësisht, prej datës 04/01/2019 deri me datën 18/01/2019.

 

TAGS: Ministria e Administrates PublikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 470
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC