Ministria e Administratës Publike
Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Mirëmbajtjes së Sistemeve
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Administratës Publike – Ministarstvo Javne Administracije
Ministry of Public Administration

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ,L. Nr. 03/L – 149 dhe Rregulloren Nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike shpall :

K O N K U R S

Departamenti: I Standardeve Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DSPIMNQ)

Titulli i punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Mirëmbajtjes së Sistemeve (1 vend pune)

Nr.ref. RN00004252

Kategoria funksionale: Nivel Profesional

Koeficienti: 8

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orët e punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunësi i karrierës (përhershëm) 

Periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj

Vendi i punës: Prishtinë ndërtesa “ish Rilindja”

Qëllimi i vendit të punës: Planifikimi, organizimi, kontrolla dhe realizimi i menaxhimit të sistemeve dhe pajisjeve të makinerisë në ndërtesat qeveritare.

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1. Planifikimi, organizimi, kontrolla dhe realizimi i menaxhimit të sistemeve dhe pajisjeve të Makinerisë në ndërtesat qeveritare;

2. Të koordinoj dhe ngrit nivelin e bashkëpunimit dhe profesionalizmin në kryerjen e aktiviteteve të njësisë dhe më gjerën;

3. Të menaxhon, kontrollon dhe mbikëqyrë realizimin e obligimeve për kryerje të
shërbimeve, liferime të mallrave të ndryshme, azhurimin e shënimeve në mënyrë periodike;

4. Të aplikoj udhëzimet administrative, udhëzimet e pajisjeve, procedurave,
rregullave dhe ligjeve Teknike për të mundësuar menaxhimin e suksesshëm të
sistemeve Makinerisë në ndërtesat qeveritare duke i harmonizuar me Ligjin
për punën dhe Ligjin për shërbyes civil ;

5. Të përpilojë raporte periodike dhe sipas kërkesave; 

6. Të bëj menaxhimin e projekteve makinerisë;

7. Të kryej ndonjë detyrë tjetër sipas kërkesës nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe përvoja

-Fakulteti teknik drejtimi : Inxh i Makinerisë Termoenergjetikë;

- Së paku 3 vite përvojë pune profesionale Aftësi për punë në ekip, dhe
përmbushje të detyrave dhe punëve të vështira;

- Përvojë dhe aftësi të mira në planifikimin e menaxhimit të mirëmbajtjes të
sistemeve dhe pajisjeve të makinerisë;

- Njohuri të mirë pune me kompjuter ( Word, Excel, Internet, Auto Cad);

- Njohuri për implementimin e sistemeve të BMS për menaxhimin e ndërtesave;

- Aftësi të mira komunikuese më gojë dhe me shkrim të gjuhës shqipe, e
dëshirueshme e gjuhës angleze dhe serbokroate;

- Aftësi për punë në ekip, dhe përmbushje të detyrave dhe punëve të vështira;

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Ministria e Administratës Publike/ Zyra e Personelit, ish–ndërtesa e ,, Rilindja’’ kati III (tretë), zyra nr. 320, Prishtinë, Kosovë. Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Personelit në nr. e tel: 038 / 200-30-552 ose 038 - 200 -30 -002, prej orës 08:00 –16:00.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim
nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për atë vend pune për të cilin konkurroni.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë medoemos duhet ti sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Administrates PublikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 487
Kategoria Të tjera
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US