Shpërndaje
	 	 
 
 

Republika e Kosovës
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shpall:

 KONKURS

Titulli i pozitës: Zyrtar/e i/e të hyrave financiare
Ref: DFSHP-33/18 BF/250

Departamenti: Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Vendi i punës: Prishtinë

Kategoria funksionale: Niveli profesional Grada

Koeficienti: 7

Qëllimi i vendit të punës: Administrimi dhe sigurimi i zbatimit të procedurave ligjore lidhur me të hyrat e Institucionit

Detyrat kryesore:

1. Përgatit forma standarde për të gjitha shërbimet me pagës që ofrohen nga institucioni dhe kujdeset që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2. Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së;
3. Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujore të vitit fiskal;
4. Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK;
5. Klasifikon e te hyrave sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen te hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të thesarit në SIMFEK;
6. Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues;
7. Krahason dhe verifikon çdo pagese me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free Balanc SIMFK;
8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:

• Diplomë Universitare, Fakulteti Ekonomik, Administratë Publike;
• 2 vite punë profesionale;
• Njohuri dhe përvojë në fushën e në fushën e buxhetit dhe financave;
• Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Data e shpalljes së konkursit: 29.12.2018 Data e mbylljes së konkursit: 12.01.2019

Shërbimi Civil i Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës, dhe mirëpret aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve kosovare.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e përzgjedhur do të informohen.

Dokumentet duhet te jenë fotokopje përndryshe nuk kthehen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të mirren dhe dorëzohen në Divizionin e Personelit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive Politike në Prishtinë, Nr.237 – 240 kati II zona C.

 

TAGS: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 582
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC