Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve (2)
Shpërndaje
	 	 
 
Republika e Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë , mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, për “Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve (2 pozita)

Ref: RN00004216

Njësia Organizative: Drejtoria e Miratimit të Projekteve dhe Zhvillimit Rural  – AZHB

Vendi i punës: Prishtinë

Kategoria funkcionale: Niveli profesional

Koeficienti: 8

Qëllimi i vendit të punës:

– Trajtimi I aplikacioneve,vlerësimi si dhe miratimi I projekteve të zhvillimit rural

Detyrat  kryesore:

  1. Kontrolli administrativ,renditja e dokumenteve,vlerësimi I projekteve të zhvillimit rural dhe miratimi I tyre duke përdorur principin 4 sy...........30 %
  2. Përgatitja e materialeve informuese(broshurave,fletëpalosjeve etj)....10 %
  3. Përgaditja e vendimeve (letrave informuese dhe vendimeve)...............10 %
  4. Trajnime për zyret regjionale dhe komunale sa I përket procedurave ,trajnime personale...........................................................................................10%
  5. Zbatimi I procedurave të IPARD-it,................................................................10%
  6. Kordinimi I brendshëm dhe bashkëpunim me shefin e sektorit të zhvillimit rural dhe personelit tjetër të pagesës dhe departamenteve tjera në ministri..................................................................................................................10%
  7. Kordinime të jashtme me zyrat regjionale të MBPZHR ,bashkëpunimi me këshilltarët e jashtëm........................................................................................12%
  1. Përgaditja e raporteve të punës, takime me drejtorin e PZHR................8%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diploma Universitare: Shkenca të Ekonomisë, Bujqësi ,Agrobujqësi ;
  • Përvoja në punë: 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri themelore në bujqësi dhe ekonomi;
  • Njohja e punës me kompjuter dhe aftësitë për të përdorur me efekt: Windovsin, World, Exel Access-in, dhe Microsoft Office;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përballë me situata të reja;

Data e shpalljes së konkursit  me:  31.12.2018

Data e mbylljes së  konkursit  me:  14.01.2019

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të merren dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit në Agjencionin  për Zhvillimin e Bujqësisë – M B P Z H R , Ndërtesa e Bankës së Lublanës Kati i VII , Zyra nr. 16 ose të  shkarkohen në adresën e internetit të AZHB-së www.azhb-ks.net.

 

TAGS: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 611
Kategoria Të tjera
Skadon 71 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US