Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Zyrtar i lartë për Autorizimin e Pagesave
Shpërndaje
	 	 
 
 

Republika e Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë , mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, për “Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për Autorizimin e Pagesave
Ref: RN00004215
Njësia Organizative: Drejtoria e Autorizimit të Pagesave – AZHB
Vendi i punës: Prishtinë
Kategoria funkcionale: Niveli profesional
Koeficienti: 8

Qëllimi i vendit të punës:

– Zyrtari i Lartë për Autorizimin e Pagesave –Nacionale/nga donacionet është përgjegjës për pranimin, regjistrimin dhe përpunimin e kërkesës për pagesë , kontrollin administrative të kërkesës për pagesë, përgatitjen e kërkeses për kontroll në teren, analizën e raportit të kontrollit, kalkulimin e shpenzimeve, përgatitjen e dokumentave për autorizimin e kërkesës për pagesë si dhe llogaritjen e shumës totale për pagesë.Përpunimi i kërkesave për pagesa sipas doracakeve dhe instruksioneve, menaxhimi i regjistrave dhe përgatitja e raporteve nga fusha e punës.Monitorimi i bazës ligjore nga fusha e punës, pjesëmarrje në përgatitjen e doracakeve, instruksioneve, letrat e informimit, vendimet dhe listat e kontrollit.

Detyrat kryesore:

1. Pranimi dhe regjistrimi i kërkesës për pagesë,kontrollimi I kërkesave për pagesë nëse janë të kompletuara – kontrolli administrative 10%
2. Kontrolli i kritereve të pranueshmerisë së kërkesës për pagesë nëse janë ne përputhje me doracak dhe listat e kontrollit, zbatimi I parimit në 4 sy 10%
3. Përgatitja e kërkesave për kontroll ne teren, 10%
4. Analiza e raportit të kontrollit në teren, vlerësimi i faturave dhe transfereve bankare sipas çmimores standarde të AZHB-së dhe realizimit të projekteve. 35%
5. Mirëmbajtja e të dhenave në softverin për menaxhimin e pagesave pjesa e autorizimit të pagesave, 10%
6. Pergatitja e Letrave Informuese dhe Vendimeve për perfituesit sipas kritereve nga programi nacional , 5%
7. Bashkëpunon me sektoret dhe drejtorit tjera te AZHB-së, zbaton detyra tjera sipas,instruksioneve nga mbikqyrësi, 10%
8. Pjesëmarrje në pregaditjen e doracakëve,instruksioneve letrat e kontrollit,listat e kontrollit 10%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

• Diploma Universitare: Shkenca Ekonomi, Bujqësi , Juridik ;
• Përvoja në punë: 3 vite përvojë pune profesionale;
• Njohuri paraprake ne fushën e administrates publike;
• Njohja e punës me kompjuter dhe aftësitë për të përdorur me efekt: Windovsin, World, Exel Access-in, dhe Microsoft Office;
• Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përballë me situata të reja;

Data e shpalljes së konkursit me: 31.12.2018
Data e mbylljes së konkursit me: 14.01.2019

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të merren dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë – M B P Z H R , Ndërtesa e Bankës së Lublanës Kati i VII , Zyra nr. 16 ose të shkarkohen në adresën e internetit të AZHB-së www.azhb-ks.net.

 

TAGS: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 582
Kategoria Ekonomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC