SOS Fshatrat e Fëmijëve
Koordinator Projekti (M/F)
Shpërndaje
	 	 

KOORDINATOR PROJEKTI
M/F
KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR
(20 Janar 2019 – Maj 2019 ME ORAR TË PLOTË)
1 pozitë: lokacioni Ferizaj

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të projektit/ qendrës;
  • Koordinon dhe monitoron në baza ditore zbatimin e projektit/
    qendrës;
  • Siguron që projekti të zbatohet në përputhje me dokumentacionin e projektit (p.sh. marrëveshja, aktivitetet, afatet kohore të projektit, buxheti i projektit, etj.);
  • Koordinon një ekipë projekti, kontrollon cilësinë e punës së kryer nga ekipi i projektit dhe siguron komunikim të ndërsjelltë midis të gjithë anëtarëve të ekipit të projektit;
  • Përgatit raportin e progresit dhe raportet përfundimtare (si në
    gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën shqipe), në përputhje me
    standardet e brendshme të organizatiës:
  • Siguron që kostot e ngarkuara drejtpërdrejtë në projektin janë në
    përputhje me kushtet e përcaktuara në projekt;
  • Organizon dhe koordinon zbatimin e të gjitha aktiviteteve të
    projektit
  • Krijon partneritete të forta me autoritetet lokale dhe akterë të tjerë
  • Detyra tjera të dhëna nga menaxheri i linjës

KRITERET

  • Diplomë univerzitare në fushën e shkencave sociale (psikologji,
    sociologji, pedagogji, edukim..) ne fushen e ekonomisë, administrim biznesi, menaxhment ose të ngjashme;
  • Minimum 3 vjet përvojë pune në fushën e Menaxhimit të projekteve, duke përfshirë koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin;
  • Përvojë shtesë në zbatimin e projektit bashkëfinancuar nga
    donatorë institucionalë, përvojë në punën në një OJQ, e preferuar.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të
    folur, si dhe aftësi të mira të komunikimit, duke përfshirë
    edhe ato të shkruara dhe verbale;
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe
    kompetencë sociale;
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë
    profesionale dhe kualitative;
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe
    përkushtim;
  • Posedimi i lejës së vozitjes (Kategoria B);
  • Njohuri shtesë dhe përvojë në mbrojtjen e fëmijëve
    (Mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve), do të
    konsiderohet përparësi;
  • Identifikim me idenë dhe misionin e SOS Fshatrave të
    Fëmijëve.

NE OFROJMË

  • Një punë interesante me përgjegjësi
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/.

CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale.

Afati I fundit për dorëzim: 14.01.2019 në ora 24:00, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email HR.Recruitment@soskosova.org. dhe Tel: 383 (0) 38 749-887

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur

Shikime 1044
Kategoria Menaxhment
Skadon 70 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US