Kreditimi Rural i Kosovës
Arkatar/e dhe Zyrtar/e për Regjistrim (Fushë Kosovë, Obiliq)
Shpërndaje
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2019, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degët në vijim:

  1. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim
  2. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim

për degën në Fushe Kosove

për degën në Obiliq

Përgjegjësitë :

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.12.2018 deri me dt. 16.12.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese duke klikuar në butonin:

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

TAGS: Kreditimi Rural i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1100
Kategoria Banka
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US