Kreditimi Rural i Kosovës
Analist/e Kreditor/e (13)
Shpërndaje
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2019, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Analisteve Kreditor ne deget ne vijim:

  1. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Ferizaj
  2. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Malisheve
  3. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Peje
  4. Tre (3) Analist-e Kreditor-e për degën në Prizren
  5. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec
  6. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Vushtrri
  7. Nje (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime
  8. Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushe Kosove
  9. Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën në Obiliq

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.12.2018 deri me dt. 16.12.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese duke klikuar në butonin:

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

TAGS: Kreditimi Rural i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 889
Kategoria Banka
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US